Puna me organizatat e shoqerisë civile ka qenë dhe vazhdon të jetë një sfidë në vetvete
19 Mars, 2021 Komentet te Puna me organizatat e shoqerisë civile ka qenë dhe vazhdon të jetë një sfidë në vetvete Janë të Mbyllura Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat ACPD

Puna me organizatat e shoqerisë civile ka qenë dhe vazhdon të jetë një sfidë në vetvete. Përtej angazhimeve të përditshme në përputhje me misionin dhe objektivat e sejcilës nga organizatat, është e nevojshme që organizatat e shoqërisë civile të ushqehen me informacione të përditësuara lidhur me fokusin e punës, lidhur me thirrjet për projekt propozime, lidhur me mundësi të ndryshme financimi apo dhe hapësira të cilat mundësojnë rrjetëzimin dhe krijimin e kolaicioneve të ndryshme.

Në kuadër të programit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile puna jonë synon te vazhdojmë me ngritjen e kapaciteteve te organizatave te shoqërisë civile në veçanti të organizatave të reja të sapo krijuara të cilat kanë nevojë për mentorime dhe ngritje kapcitetesh për të mundësuar prezencën e tyre në komunitet në mënyrë dinjitoze dhe më standarte.

Në këtë aspekt koordinatorja rajonale për veriun ndërmori një serë takimesh me përfaqësues të organizateve të reja apo dhe atyre të cilat janë në kërkim të vazhdueshëm të rritjes së standarteve të shërbimeve që ato ofrojnë në ndihmë të target grupeve  të caktuara të shoqërisë. Prezantimet për Kodin e standarteve ishin fokusi kryesor i takimeve me përfaqësues të organizatave si dhe mbledhja e nevojave lidhur me përditshmërinë e punës së tyre.

Pas prezantimeve të Kodit të Standarteve –një nismë e iniciuar nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri e përqafuar nga një grup organizatash që janë bashkëthemeluese të këtij dokumenti, numri i organizatave që duan të jenë pjesë e Kodit po vjen duke u shtuar natyrshëm.

Nga këto takime merr dhe reagime nga bashkëfolësit të cilat të bëjnë të ndjehesh e motivuar për të vazhduar përpara edhe pse në këto kohë të vështira që po kalojmë të gjithë si shoqëri. Drejtorja Ekzekutive e një organizate të re në bashkinë e Lezhës ndau eksperiencën e saj dhe të stafit të organizatës që ajo drejton: “E kam vlerësuar shumë ekzistencën e një programi të tillë siç është Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri sepse më ka ndihmuar shumë të krijimin e aftësive për të menaxhuar stafin me të ciln punoj si dhe në ngritjen e kapacitetve tona për shkrim projekt propozimesh, menaxhim projektesh, advokaci dhe lobim, etj. Pjesëmarrja në programin e trajnimeve dhe sesioneve informuese ka shërbyer si një shkollë për organizatën tonë dhe konkretisht gjatë gjithë kësaj periudhe në këmi përgatitur të gjitha dokumentacionet që na nevojiten në punën tonë bazuar në informacionet dhe asistencën teknike që na keni ofruar”.

Për autorin