Shfaqja Teatrale “AJO”
Në kuadër të 16 ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, stafi I QSHPZH sëbashku me vullnetarët e saj të trajnuar edhe më parë nga organizata e Shëndetit riprodhues dhe seksual në Serbi, organizan një shafqje teatrale duke synuar të trajtojë çështjen e abuzimit verbal dhe emocional mes të rinjve në shkollë dhe në shtëpi, dhe se dhuna gjeneron dhunë.
Duke marrë parasysh situatën e shkaktuar nga pandemia e COVID – 19 dhe faktin se protokollet e lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk lejojnë organizimin e aktiviteteve me më shumë se 10 pjesëmarrës, kjo shfqaje teatrale u performua një një mjedis të hapur të quajtur “Reja” e ndodhur në qendër të Tiranës.
Teatri u shfaq drejtpërdrejt në median sociale të QShZPZh duke arritur 2000 shikues me mesazhe positive për ndërgjegjësimin kundër Dhunës Seksuale me Bazë Gjinore dhe dhunën në familjen dhe bëri apel për të gjitha gratë që të thyejnë tabutë dhe të raportojnë dhunën. Shumë komente dhe mesazhë janë dërguar nga ndjekësit në median sociale të QShPZh duke vlerësuar iniciativën e ndërmarrë nga stafi dhe të rinjtë dhe theksuan se këto aktivitete duhet të organizohen më shpesh pasi çështje të tilla janë lënë pas sepse njerëzit janë më të fokusuar të COVID – 19.
“Unë jam shumë e kënaqur kur shoh se adoleshentët dhe të rinjtë në shkollat e mesme janë të etur të marrin pjesë në përpjekjet për të eleminuar dhunën me bazë gjinore në mënyra kaq kreative. Le të mos lëmë askënd pas dhe t’i japim fund dhunës ndaj grave dhe vajzave” – komentoi L.N. në media sociale.
https://fb.watch/28uA8c_KWy/