Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të 60 të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike– YEEP VLORA
2 Shtator, 2020 Komentet te Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të 60 të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike– YEEP VLORA Janë të Mbyllura Te rejat ACPD

Me qëllim rritjen e vizibilitetit te projektit: “Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të 60 të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike– YEEP VLORA”, u realizua spoti publicitar dhe kronika informuese në televizionin lokal me shikueshmerinë më të lartë. Përmes tyre u informuan përfituesit mbi synimin kryesor të projektit i cili është rritja e mundësive të punësimit të të rinjve nëpërmjet rritjes së njohurive, këshillim drejt punësimit dhe lidhjen e të rinjve me mundësitë që ofron tregu i punës. Projekti do të mbështesë të rinjtë në përmirësimin e aftësive performuese,aftësitë sociale dhe ndërpersonale që i mundësojnë individit të meret në mënyrë sa me efektive me kërkesat dhe sfidat në vendin e punës dhe jetën e përditshme, rritja e vetëvlerësimit.

Për autorin