“Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike”
Gjatë takimit të parë të Forumit Rinor mbi çështjet e Punësimit, të ngritur në kuadër të zbatimit të projektit 2 vjecar : “Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike” YEEP VLORA, financuar nga Ministria Federale Gjermane per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi.
Të rinjt e përzgjedhur si antare të ketij forumi ndan sfidat e tyre gjatë eksperiencave të punesimit. Sfida të tilla si: nepotizmi ne punesim (ndikim ne punesimin e njerzve të afert brënda të njejtit institucion), informaliteti mos deklarimi i punonjësve, punë e papaguar jashtë orarit, mungesa e korrekteses në pagesa, mungesa e komunikimit nga ana e epërorve, proçese pune të shoqëruara me dëm në shëndet.
Në fund u theksua roli i sendikatave të punëmarrësve në mbështetjen dhe adresimin e problematikave të referuara nga ana e punëmarresve të rinj. U orjentuan të rinj që në çdo vend pune që angazhohen, të kërkojnë vazhdimisht informacion mbi mundësit e organizimit për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Aktivizimi dhe organizimi konform ligjit sjell ndryshimin !