Gratë dhe vajzat, burrat dhe djemtë dhe familjet të ndërgjegjshëm për përfitimet nga shërbimet cilësore të planifikimit familjar
Shqipëria pavarësisht përpjekjeve të bëra ende vazhdon të ketë një nga normat më të ulëta të përdorimit të metodave moderne të planifkimit familjar, ku referuar studimit më të fundit demografik shëndetësor (2017-2018) ka një rënie të përdorimit nga 11% (në vitin 2008-2009) në 4% (2017-2018).
Për të patur një panorama të qartë të situatës dhe për të zhvilluar një plan ndërhyrje efektive në koordinim me palët kryesore të interesit, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZh) në bashkëpunim me aktorët kryesorë ndërmori realizimin e një studimi cilësor me vendimmarrësit, ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit e shërbimeve të planifikimit familjar.
Ky studim ka për qëllim mbledhjen, dhe analizën e të dhënave për kontracepsionin në Shqipëri në lidhje me tre komponentë kryesorë: disponueshmëria dhe cilësia e shërbimeve; koordinimi i funksionit të sistemit shëndetësor për të mundësuar një mjedis kërkues të planifikimit familjar dhe vlerësimi i njohurive, qëndrimeve dhe praktikave në lidhje me metodat moderne kontraceptive tek vajzat dhe djemtë e rinj dhe gratë në Shqipëri.
Me qëllim prezantimin e gjetjeve paraprake të këtij studimi dhe përftimin e rekomandimeve për përmirësim u organizua një takim teknik për të diskutuar rreth gjetjeve paraprake të studimit “Studim Cilësor rreth përdorimit të Shërbimeve të Planifikimit Familjar në Shqipëri në mënyrë të kombinuar me pjesëmarrje në ambientet e hapura të tarracës së QShPZh në kushte të sigurta, dhe pjesëmarrjen online përmes platformës Zoom të aktorëve që ishin pjesë e kryerjes së këtij studimi. Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), Instituti I Shëndetit Publik (ISHP), përfaqësues nga Komiteti i Shendetit Riprodhues dhe të rinj u njohën me gjetjet e këtij vlerësimi dhe ndanë rekomandimet e tyre për përmirësime.
Ky takim pati një vlerë të madhe, pasi nxorri në pah disa rekomandime të vlefshme kryesisht në për periudhën e COVID-19, që aktorët e përfshirë të mos ndalen, por të cojnë përpara përpjekjet e tyre për situatën e kontracepsionit. Qasja e të rinjve kryesisht në qendrat studentore, përdorimi i telemedicinës, rritja e koordinimit midis hallkave të sistemit duke patur një mbështetje nga partnerët në kapërcimin e sfidave, bashkëpunimi ndër-sektorial; rafinimi i strategjisë së kontracepsionit u vlerësuan si disa praktika të mira për të përmirësuar situatën e planifikimit familjar. Ajo që vlen për tu theksuar është se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19, nuk duhet stopuar, por duhet vazhduar puna me fokus në planifikimin familjar.
Ajo që vlen për tu theksuar është se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19, nuk duhet stopuar, por duhet vazhduar puna me fokus në planifikimin familjar.