Forumi “Djemtë dhe Burrat që Frymëzojnë”
12 Qershor, 2020 Komentet te Forumi “Djemtë dhe Burrat që Frymëzojnë” Janë të Mbyllura Blogu,Te rejat ACPD

A ka djem dhe burra që frymëzojnë në Shqipëri?

Sigurisht që ka dhe ata janë shumë. Ndoshta jo shumë të njohur nga të tjerët, por janë ata të cilët nëpërmjet angazhimit të tyre të përditshëm kontribuojnë në fuqizimin grave dhe vajzave për të luftuar dhunën më bazë gjinore.

Doni të dëgjoni për 8 djem dhe burra që frymëojnë nëpërmjet punës së tyre? Po e ndajmë me të gjithë ju historinë e tyre.

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin mblodhi sëbashku 9 djem dhe burra nga i gjithë vendi gjatë një aktiviteti me të rinjtë dhe partnerët gjatë fushatës “16 ditët e aktivizimit kundë dhunës më bazë gjinore”. Klevisi, Leonsi, Vladimiri, Roberti, Arbeni, Andi, Gersi, Dritani, Rolandi, Konstandini ishin ata qe me historitë e tyre mbushen sallën me optimizëm se djemtë dhe burrat mund të jenë pjese e zgjidhjes. Ajo që e bëri akoma me domethënëse këtë aktivitet ishte fakti se çdo kush prej tyre përfaqësonte grupe të ndryshme shoqërore. Për herë të parë, ne mblodhëm sëbashku përfaqësues të personave që jetojnë me HIV/AIDS, nga komuniteti LGBT, nga bota e medias, nga organizatat lokale, nga bota e biznesit, aktivistë, edukator bashkëmoshatarësh, një mjek vullnetar, i cili punon me personat që abuzojnë me substancat narkotike , një përfaqësues nga Policia e shtetit dhe një të aktivist të të drejtave të njeriut.

Rolandi, një i ri nga komuniteti Rom, i cili punon si polic u shpreh “Kur isha fëmijë isha dëshmitar i dhunës në familje. Në atë kohë nuk gjeja dot forcë apo mundësi ta ndryshoja situatën në familjen time.  Tashmë si një polic unë mund të ndihmoj gratë apo vajzat për të luftuar dhunën”

Ndërsa Arbeni, nga Shkodra u shpreh“Roli i Biznesit është përtej fitimeve të përvitshme. Biznesi mund të ndihmojë gratë dhe vajzat, të cilat janë më të rrezikuara kuara nga dhuna me bazë gjinore duke i punësuar ato. Kështu u jep një mundësi për të ndërtuar një jetë të pavarur të mbështetur në forcat e tyre, në këtë mënyrë ato mund të dalin nga cikli i dhunës”

Çfarë duhet të mësojmë nga këta djem dhe burra?

Të gjithë janë pjesë e zgjidhjes. Nuk është vonë për t’u angazhuar në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Edukimi me fokus në djemtë e rinj në lidhje me çështjet e dhunës me bazë gjinore duhet të nisë në familjes, shkollë dhe më gjerë duke edukuar anëtarët e shoqërisë të respektojnë dhe të mbrojnë të drejat e grave, të fëmijëve si të drejta njerëzore. Ata janë pjesë e rëndësishme në eliminimin e gjithë formave të dhunës në shoqërinë tonë.

Ky aktivitet ishte një përpjekje e përbashkët e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara të Popullsinë , UNFPA Albania.

Për autorin