Rezultate dhe sfida gjatë vitit të parë të zbatimit të aktivitete për Zyrat Rajonale të Qendrës Burimore për Shoqërinë Civile në Shkodër e Vlorë
12 Qershor, 2020 Komentet te Rezultate dhe sfida gjatë vitit të parë të zbatimit të aktivitete për Zyrat Rajonale të Qendrës Burimore për Shoqërinë Civile në Shkodër e Vlorë Janë të Mbyllura Te rejat ACPD

Qendra Burimore për Shoqërinë Civile, një project i financuar nga BE dhe zbatuar nga QSHPZH në Vlorë dhe Shkodër në partneritet me Partners Albania dhe Lëvizjen Europianë në Shqipëri. Si rezultat i aktiviteteve të organizuara gjatë vitit 2019 është rritur ndërgjegjësimi dhe informacioni i bazuar në studime mbi cështje kyce të zhvillimit të OSHC dhe rrjetëzimet tematike në nivel kombëtar dhe rajonal. Disa nga rezultatet më të rëndësishme nga zbatimi i këtij projekti në Zyrat Rajonale të Vlorës dhe Shkodrës janë si më poshtë:
* Janë forcuar kapacitetet dhe kompetencat për cështje kyce të zhvillimit të organizatave si dhe për cështje të menaxhimit të projekteve për një total prej 30 OSHC të reja, të krijuara vitet e fundit ( 14 OSHC nga rajoni jugut dhe 16 nga rajoni i veriut)
* Është përmirësuar mjedisi mundësues për një kontribut më të ndjeshëm të shoqërise civile në proceset e integrimit në BE si dhe në procese të tjera të rëndësishme në vend, përmes përpjekjeve të përbashkëta të advokacisë dhe rritjes së dialogut me qeverinë.
* Një total prej 51 OSHC (34 nga Vlora dhe 27 nga Shkodra) u perfshinë në studimin për vlerësimin e nevojave, i cili zbuloi dhe konfirmoi nevojen qe ato kanë per rritje te kapaciteteve, për planifikim strategjik dhe rritje e forcim të impaktit të rrjeteve e koalicioneve për një impakt më të mirë e për më shumë fitore advokacie. Procesi i vlerësimit të nevojave shërbeu gjithashtu si një mjet për të ndihmuar zyrat e hapura në Vlorë e Shkodër të NRC, për të njohur më mirë cdo OSHC, arritjet dhe sfidat dhe ndihmoi koordinatorët e këtyre zyrave të krijojnë database e tyre të detajuar me nevojat specifike sipas OSHC
* Një total prej 188 pjesëmarrës (128 F, 60M) që përfaqësojnë OSHC nga Vlora, Gjirokastra, Berati, Divjaka, Roskoveci, Shkodra, Fier dhe Lezha fituan njohuri të thella dhe informacion (përmes 8 sesioneve të trainimit) mbi shkrimin e projekt propozimeve të suksesshme, ngritjen e fondeve dhe gjenerimin e të ardhurave, mbi kodin fiskal dhe legjislacionin për OJF si dhe programet dhe skemat e financimit të BE.
* Një total prej 29 OSHC nga rajonet Shkodër e Vlorë kanë marrë sherbime help desk në zyrat perkatese, bazuar në nevojat e identifikuara nga studimi si dhe sipas nevojave të tyre specifike.
* Një total prej 512 persona janë arritur (nga zyrat NRC te Vlorës e Shkodrës) përmes 23 sesioneve informuese mbi rolin dhe aktivitetet e NRC , pjesëmarrësit janë inkurajuar të përfshihen në aktivitete vullnetare duke theksuar nevojen për të qenë qytetare me aktive dhe duke i inkurajuar të bëhen pjesë e ndryshimit që ata duan të shohin në komunitetet e tyre duke marrë pjesë në vendimarrjen lokale si pjesë e grupeve të synuara të cilëve u përkasin. Të rinjtë student janë inkurajuar të ngrenë organizatat e tyre sepse kjo do tu rrisë mundësite për të financuar idete e tyre. Midis pjesemarrësve kishte të rinj nga shkollat e mesme të qytetit, nga Universitetet e Vlorës dhe Shkodrës, nga Njesitë Administrative rurale, prindër, mësues, përfaqesues të medias dhe të OSHC.
* Është forcuar bashkëpunimi me institucionet shteterore në Vlore si: “Qendra Rinore Vlore”, “Agjensia per Demokracinë Lokale”, “Me komunitetin per Ndryshim”, me drejtoritë e shkollave “Rilindja”, “Halim Xhelo”, Ali Demi, “Muco Delo”, “Pilo Prifti” Novosele, Njesite administrative rurale të Qendrës , Orikumit, me zyrën e Avokatit të popullit dhe me zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga diskriminimi Fier me Këshillin Bashkiak Vlorë etj
* Është forcuar bashkepunimi me institucionet shtetërore dhe OSHC në Shkodër të tilla si: drejtoritë e shkollave “28 Nëntori”, “Oso Kuka”, Shejaze Juka, “Luigj Gurakuqi” Fakultetin e Shkencae Sociale dhe Ekonomike Shkoder, Bashkite Shkoder, Lezhe, Diber, Puke, Vau I Dejes, Malesi e Madhe etj.
* Dy nga pesë prioritetet e identifikuara dhe të advokuara nga rrjeti i OSHC Vlore janë adresuar nga Bashkia Vlorë si rezultat i përpjekjeve advokuese dhe lobuese të rrjetit. Kështu është rritur buxheti për qeratë sociale nga 5 në 8.7 milionë, pra një rritje me 74%. Kjo rritje do të ndihmoje strehimin gjatë vitit 2020 të grave viktima të dhunës dhe grave te tjera me probleme ekonomiko sociale. Një tjetër fitore advokacie është rritja e kohës së qëndrimit në kopështe dhe cerdhe per femijet deri në oren 17.00. Kjo do tu japë mundesi grave të varfra dhe të divorcuara/të veja të punojnë në industrinë fasonë dhe të kenë mundesi ta marrin femijën pas punës nga kopështi.
* Si rezultat i punës advokuese te ACPD/ qendrës Aulona si dhe Qendrës Vatra (OSHC në jug të vendit), janë krijuar dy Komitete te reja te Referimit të rasteve të Dhunës një në Himare dhe tjetri në Selenice me këto dy organizata si anëtare bashkë me institucionet e tjera shtetërore.
* Koordinatoret e Vlorës dhe të Shkodrës kanë dalë në pesë transmetime në TV lokale dhe kanë organizuar 6 takime me mediat lokale në Shkodër e Vlorë me qëllim te rrisin vizibilitetin e zyrave dhe aktiviteteve te tyre.
* OSHC mblidhen rregullisht brenda dhe jashtë ambienteve të NRC dhe rrjetëzohen për të rritur impaktin e fushatave të tyre të advokacise. 10 takime me OSHC kanë forcuar marrëdhenien midis tyre dhe me zyrat përkatese në Shkodër e Vlorë. Zyrat e NRC kanë lehtesuar rrjetëzimet midis OJF përmes takimeve formale dhe informale midis tyre. Qellimi i takimeve ishte të nxise OSHC të rrisin aktivizmin e tyre në rrjetezime me njera tjetren përmes aksioneve të përbashkëta. Rrjeti i OSHC në Vlorë ka diskutuar në takimin e dytë per nevojat prioritare për shërbimet sociale për Bashkinë Vlorë, për të cilat është advokuar me vonë me sukses në Keshillin Bashkiak.
* Rreth 6200 përfitues indirekt janë informuar mbi aktivitetin e zyrave te NRC dhe lajmet për thirrje për projekt propozime dhe mundësite për rritjen e kapaciteteve të OSHC përmes mediave sociale të ACPD.

SFIDAT

– OSHC janë të varura gjerësisht në financimet e donatoreve dhe prandaj qëndrueshmeria e tyre është në rrezik here pas here, përsa kohë që ato nuk kanë aktivitete/sherbime për gjenerim të ardhurash
– OSHC nuk trajtohen në menyrë të barabartë nga autoritetet shtetërore, vecanërisht organizatat që janë kritike ndaj pushtetit vendor e qendror nuk mund të marrin asnjë lloj mbështetje jofinanciare.
– Dialogu dhe konsultimet midis shtetit dhe shoqërise civile trajtohen shpesh si një instrument thjesht formal.
– Aktoret e shoqërise civile janë ende në fazën e “ndërtimit të kapaciteteve” përsa i përket angazhimit aktiv në proceset e hartimit të politikave në fusha social- ekonomike vecanërisht përsa i përket qasjeve ndaj politikave të BE
– OSHC kanë nevoje ende të përmirësojnë kapacitetet dhe të kuptuarit e mekanizmave të duhur që duhet të përdorin për të ndikuar në proceset vendimarrese.
– Zbatimi i ligjit për vullnetarizmin dhe Ligjit për sipërmarrjet sociale do ti japë një frymëmarrje më të gjerë zhvillimit të OSHC në Shqipëri.

Për autorin