TAKIM ME SHOQERINE CIVILE NE KUADËR TË PUNËS SË QËNDRËS KOMBËTARE BURIMORE SHKODËR
12 Qershor, 2020 Komentet te TAKIM ME SHOQERINE CIVILE NE KUADËR TË PUNËS SË QËNDRËS KOMBËTARE BURIMORE SHKODËR Janë të Mbyllura Te rejat zNJBMyJz7D

Sot u zhvillua ne mjediset e Qendrës Kombëtare Burimore Shkodër një takim me përfaqësues te OJF-ve qe operojnë ne fusha te ndryshme ne kuadër te aktiviteteve te qendrës.
Pas prezantimit te bere nga drejtuesja e qendrës mbi rolin e kësaj zyre dhe aktiviteteve te saj ne kuadër te projektit per Qendrën Kombëtare Burimore pjesëmarrësit u fokusuan ne temën e ditës.
Takimi mblodhi se bashku drejtues dhe staf te disa OJF-ve te cilët diskutuan lidhur me temën e Avokatisë ne nivel lokal per grupet e interesit qe ato përfaqësojnë ne punën e tyre te përditshme dhe qe lidhet me misionin e këtyre organizatave organizatat pjesëmarrëse ne ketë takimi ishin: Qendra Rinore Arka, Trajnere ne Edukim, Qendra per Këshillimin e Personave me Aftësi te Kufizuara, Qendra per Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Nucleus Albania, The Door.
Tema qe u diskutua me shume ishte angazhimi i te rinjve dhe vullnetarizmi duke pare se pak është bere ne këtë fushe dhe qe duhet punuar shume ne drejtim te advokimit te te drejtave te te rinjve per te
vullnetarizuar por dhe te njihet nga institucionet apo bizneset tek te cilat ata punësohen me vone.
Tema te tjera qe u preken por u ndërthuren përsëri me te rinjtë ishin tema e punësimit te rinjve, edukimit qytetar dhe edukimit ligjor e mjedisor.

Për autorin