Për herë të parë në Shqipëri/ Si u bashkuan OJF-të për hartimin e një raporti të veçantë.
12 Qershor, 2020 Komentet te Për herë të parë në Shqipëri/ Si u bashkuan OJF-të për hartimin e një raporti të veçantë. Janë të Mbyllura Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat ACPD

Për herë të parë në Shqipëri Organizatat Jofitimprurëse kanë bashkëpunuar në një mënyrë intensive dhe gjithëpërfshirëse për të hartuar një raport të përbashkët mbi të drejtat e shëndetit riprodhues në Shqipëri. Inciatoria e bashkëpunimit ka qenë Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin,e cila me datë 21 maj, zhvilloi një konferencë, ku u paraqit raporti i UPR. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillim në prezencë edhe të përfaqësueseve të 7 organizatave të tjera bashkëpunuese pasqyroi pjesën e parë të raportit me në fokus rolin e OJF-ve në procesin e rishikimit universal (UPR). Ndërkohë pjesa e dytë kishte në fokus të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues në kontekstin e Rishikim Periodik dhe universal,
mekanizëm i Këshillit të të Drejtave të Njeriut, pra është një instrument i OKB-së. QSHPZH që në krijimin e saj ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushën e të drejtave të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues në vend dhe së bashku me gjithë partnerët e saj do te sigurohet qe këto te drejtat të zbatohen dhe pranohen nga të gjithë. Duhet theksuar se drejtoresha
ekzekutive e qendrës Bruna Hylviu ka pasur një rol kyç në të gjithë procesin e hartimit të raportit në bashkëpunim me organizatat e tjera. Prof. DR Arta Mandro dhe Prof. Ass Irida Agolli, përcollën rekomandimet e tyre në kuadër të Raportit: Të sigurohet pjesëmarrja dhe pikëpamjet e të rinjve, duke përfshirë edhe të rinjtë e shkollave, dhe ata nga grupet e margjinalizuara, për rishikimin dhe zbatimin ekzistues të edukimi seksual gjithëpërfshirës në mjedise formale dhe joformale. Rishikimi i ligjeve dhe politikave që i pengojnë personat në aksesin për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit të HIV. Zhvillimi i programeve për Parandalimin, Testimin dhe Kujdesin ndaj HIV, veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara. Shqipëria gjithnjë e më shumë po arrin në standardet evropiane në aktivizimin e shoqërisë civile. Tashmë ata janë shndërruar në bashkëpunëtor të rëndësishëm të pushtetit vendor, duke i dhënë indikatorët thelbësor dhe konkretë ku mund të orientohet hartimi i politikave specifike për target grupe të ndryshme.

Për autorin