Forumi Rinor: Te ofrosh dhe mundësosh Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës! 22 nentor 2018
12 Qershor, 2020 Komentet te Forumi Rinor: Te ofrosh dhe mundësosh Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës! 22 nentor 2018 Janë të Mbyllura Blogu,Te rejat ACPD

Më datë 22 Nëntor, në ambjentet e Qëndrës Rinore të Tiranës, shumë të rinjë nga Tirana, Kamza dhe Vlora, u mblodhën sëbashku në një prej forumeve rinore më të mëdha mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës, të
organizuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin më mbështetjen e Federatës Ndërkombetare të Planifikimit Familjarë (IPPF) dhe në bashkëpunim me Zyrën e Fondit të Kombeve të Bashkuara të Popullsisë.

Më shumë se 60 të rinjë u mblodhën dhe diskutuan mbi arritjet mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës po ashtu ofruan dhe rekomandime të rëndësishme për cuarjen përpara të ESGJ-së, Bashkëpunëtorët e QSHPZH-së, nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinis, ndanë më të rinjtë procesin që po ndjekim për arritjen e Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës dhe strategjinë për të ardhmen.
Forumi u ndal në dy moment kyce. Paneli i parë trajtoi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës nga prespektivaInstitucionale, në një panel ku ekspert nga Ministra e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Znj. Edlira Sina, përfaqsues nga Fondi I Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, UNFPA Shqipëri, Znj. Elsona Agolli dhe Znj. Dorina Tocaj, Drejtoresha Ekzekutive e Qëndrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, Znj. Brunilda Hylviu diskutuan dhe ndanë rekomandimet e tyre me pjesmarrësit.
Paneli dytë, ishtë një panel i përberë nga organizata partnere në ketë projekt, mësues të përfshirë dhe vullnetar të QSHPZH-së. Panelistet trajtuan mbi rëndësinë që ka ESGJ mbi jetën e të rinjve. Marxhino Starova, përfitues dhe vullnetar i Qëndrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin u shpreh “ Unë besojë të Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës dhe te të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues.

Ky projekt me ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të reflektojë për rëndësinë e këtij lloj edukimi në shkolla dhe jo vetëm.
Ky forum u shoqërua me nje eskspozit fotosh nga aktivitetet e projektit dhe piktura të ndryshme të realizuarnga të rinjtë, përfitues të projektit.

Për autorin