Ofrimi dhe mundësimi i Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës (ESGJ) – Të rinjtë në Shqipëri janë të fuqizuar të kuptojnë shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre
12 Qershor, 2020 Komentet te Ofrimi dhe mundësimi i Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës (ESGJ) – Të rinjtë në Shqipëri janë të fuqizuar të kuptojnë shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre Janë të Mbyllura IPPF ACPD

Periudha Kohore: 2019-2021

Nëpërmjet kësaj ndërhyrje, QSHPZH do të kontribuojë në mundësimin dhe ofrimin e edukimit seksual gjithëpërfshirës për një jetë të sigurt, produktive, të përmbushur për të rinjtë në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër

QSHPZH do të sigurojë qasje në Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës (ESGJ) e cila u ofron të rinjve bazën për të marrë vendime të mirë informuara për jetën dhe trupat e tyre si dhe për të zhvilluar marrëdhënie të shëndetshme gjatë gjithë fazave të pandemisë. Për të maksimizuar efektivitetin, platformat dhe mjetet dixhitale dhe burime të tjera të ESGJ jashtë shkollës do të përdoren për të promovuar shëndetin seksual dhe riprodhues, përfshirë sigurimin e shërbimeve. Ndërhyrja përqendrohet në domosdoshmërinë e ndërmarrjes së veprimeve në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve / të rinjve, pajisjen me informacion dhe njohuri, të mësuesve, fëmijëve / studentëve të rinjve dhe sigurimin e edukimit seksual gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e shëndetshëm seksual. Ndërhyrja do të sigurojë një bazë provash se si edukimi seksual gjithëpërfshirës mund të shërbejë si një pikë hyrëse për zvogëlimin e dhunës me bazë gjinore dhe të kontribuojë në sigurinë dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe të rinjve. Ndërhyrjet e projektit do të përputhen me përpjekjet e UNFPA për integrimin e një programi më gjithëpërfshirës për dhunën me bazë gjinore (DhBGJ) në kurrikulën e ESGJ.

Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe zbatimin e ESGJ-së, kryesisht falë përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sporteve , Agjencisë të Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar, pjesë e Ministrisë, si dhe mbështetjes financiare dhe teknike të Fondit të Kombeve të Bashkuara të Popullsisë (UNFPA) në Shqipëri dhe Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjarë (IPPF). QSHPZH dhe OJF të tjera luajtën një rol të rëndësishëm në avokimin e edukimit seksual. Më 8 qershor 2012, Ministria e Shëndetësisë miratoi një akt nënligjor të titulluar ‘Miratimi i Dokumentit të Pozicionimit për Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës për të Rinjtë në Shqipëri’. Dokumenti përcakton parimet e edukimit seksual: është gjithëpërfshirëse dhe bazohet në të drejtat e njeriut. Në vitin 2015, programi i ESGJ-së, i zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare, u prezantua zyrtarisht në nivelin para universitar dhe 3000 mësues u trajnuan nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Para universitar që nga ajo kohë.

Në 2018 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka aprovuar 2018 Fondin Social përmes të cilit bashkitë mbështeten për të ofruar shërbime prioritare përmes organizatave joqeveritare. Njësitë e Qeverisjes Vendore janë ata që marrin përgjegjësinë për prokurimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror përmes një marrëveshje të nënshkruar me ofruesit e shërbimeve që i japin përparësi ndërmarrjeve sociale. QSHPZH do të fillojë diskutimet me përfaqësuesit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë për të gjetur mundësi për sigurimin e ESGJ-së jashtë mjediseve shkollore me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe nëpërmjet fondeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Objektivat e ndërhyrjes janë:

[read_more id=”1″ more=”Read more” less=”Read less”]

  • Tu mundësojë fëmijëve dhe të rinjve në mjedise formale dhe joformale për të zhvilluar: njohuri, qëndrime dhe aftësi të sakta dhe të përshtatshme për moshën; që kontribuojë në marrëdhënie të sigurta, të shëndetshme, pozitive përmes aksesimit të një paketë thelbësore dhe cilësore të ESGJ-së.
  • Krijoni një mjedis mbështetës për të rinjtë 15-24 vjeç me një fokus jashtë mjedisit të shkollës dhe MSM, punonjësve të seksit dhe komunitetit LGBT ndaj ESGJ-së për forcimin e shëndetit seksual dhe riprodhues përmes forcimit të mbështetjes së prindërve, komuniteteve dhe aktorëve kryesorë.
  • Mbledhja e fakteve për efektet e ESGJ në aftësitë e të rinjve për t’u mbrojtur nga dhuna me bazë gjinore (DhBGJ)
  • Edukimi seksual gjithëpërfshirës (ESGJ) i bazuar në kurrikulë, sistemet e mbrojtjes dhe mjedisi social në Shqipëri po u mundësojnë fëmijëve dhe të rinjve se si të njohin dhe të mbrohen nga dhuna dhe ngacmimet seksuale.
  • Angazhimi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) drejt ofrimit të Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës (ESGJ) për të rinjtë në ambiente joformale

 

Rezultatet e pritshme: 

  • Miratimi i politikës “Tolerancës zero kundër dhunës dhe ngacmimeve duke përfshirë stigmën dhe diskriminimin në orientimin seksual dhe identitetin gjinor” në shkollën e targetuar nga ndërhyrja
  • Miratimi i ofrimit të trajnimit për mësuesit dhe nxënësve për ESGJ-në dhe DhSBGj përmes platformës online të krijuar nga QSHPZH përmes një udhëzimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
  • Identifikimin e mekanizmave për mundësitë e financimit dhe adresimin e nevojave të ESGj për të rinjtë që nuk janë në shkollë.
  • Azhornimi i kurrikulës së ESGj-së dhe DhSBGj.
  • Krijimi i një platformë dixhitale e bazuar në kurrikulën e azhurnuar të ESGj-së dhe DhSBGj për mësuesit dhe studentët për të mundësuar përfshirjen në sesione të të ESGj-së dhe DhSBGj për të rinjtë.
  • 75 studentë do të pajisen me njohuri dhe aftësi mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës dhe si të parandalojnë, raportojnë dhe t’i përgjigjen dhunës seksuale me bazë gjinore.
  • 20 prindër dhe anëtarë të komunitetit do të përmirësojnë njohuritë e tyre në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe do të kenë një kuptim të qartë të përgjegjësive për të punuar sëbashku me shkollat për krijimin e një modeli të shkollës si qendër komunitare për të parandaluar dhunën dhe abuzimin e fëmijëve.
  • Njohja e platformës dixhitale dhe paketës së re të trajnimeve në lidhje me ESGj-në nga vendimmarrësit.
  • 130 mësues do të përfitojnë aftësi dhe njohuri në shpërndarjen e programeve të ESGj dhe DhSBGj dhe do të kenë kapacitetin për tua ofruar studentëve.
  • 200 të rritur do të trajnohen si edukator
  • 120 të rinj do të trajnohen si edukatorë bashkëmoshatar dhe do të pajisen me njohuri dhe aftësi për ESGj dhe DhSBGj, për të mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e tyre, për të shmangur abuzimin dhe dhunën seksuale, për të ndërtuar marrëdhënie të respektueshme me të tjerët.
  • Pritet që 800 të rinj të arrihen përmes platformave online (histori, blog të shpërndara në rrjetet sociale) me informacion mbi rëndësinë e ESGj-së.

[/read_more]

Për autorin