Angazhimi dhe partneriteti i forcuar midis qeverisë dhe institucioneve joqeveritare për të promovuar të drejtat riprodhuese dhe fuqizimin e grave, dhe për të zvogëluar pabarazitë në shëndetin seksual dhe riprodhues.
Periudha: 2019-2021
UNFPA Co
Projekti 1: Takim ndërgjegjësues me gratë deputete ose komisione të ndryshme parlamentare dhe nën komisione për të promovuar dialogun e politikave dhe avokimit për rritjen e investimeve të vendit në shëndetin seksual dhe riprodhues.
Promovimi i dialogut të politikave dhe avokimit për rritjen e investimeve të brendshme në shëndetin seksual dhe riprodhues është shumë i rëndësishëm dhe një mënyrë për ta arritur këtë është duke rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin e deputetëve ose anëtarëve të Komisioneve dhe Nën komisioneve të ndryshme për t’i dhënë përparësi çështjeve të tilla. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) e konsideron shumë të rëndësishme organizimin e llojeve të ndryshme të takimeve ndërgjegjësuese me ta dhe gjatë vitit 2019, janë planifikuar të paktën katër takime të këtij lloji. Çdo takim do të ketë një temë specifike në lidhje me atë që ka arritur UNFPA ose që dëshiron të adresojë dhe diskutimi do të orientohet nga faktet dhe shifrat për çështjet e zgjedhura. Takimet e planifikuara kanë të bëjnë me: a) përmirësimi i efikasitetit të qasjes me shumë përgjigje ndaj Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave & Dhunës në Familje, përmes prezantimit të Udhëzimeve Thelbësore dhe Procedurave Standarde të Operimit; b) rritja e ndjeshmërisë së deputetëve për të moshuarit dhe nevojat e tyre, c) tërheqja e vëmendjes për çështjen e martesës së fëmijëve dhe hapat e nevojshme për të zvogëluar fenomenin e tillë në Shqipëri, si dhe d) ICPD + 25 dhe angazhimet për çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues. Një ekspert për secilën çështje do të marrë pjesë në takim për të paraqitur dhe dhënë argumente mbi fushat kryesore të shqetësimit.
Objektivi i programit
• Takim ndërgjegjësues me Nën Komisionin për Barazi Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje, Shëndetin Seksual dhe Riprodhues, dhe çështjet e Popullsisë dhe Zhvillimit.