Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri
12 Qershor, 2020 Komentet te Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri Janë të Mbyllura Partneret Shqiperi per Ndryshim dhe Zhvillim ACPD
Periudha: 2019-2021 Qëllimi: Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile do të shërbejë si një platformë për shoqërinë civile në nivel lokal, kombëtar, rajonal e më gjerë. Ajo do të kontribuojë në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të qenë aktorë më efektivë, të pavarur, transparentë e të përgjegjshëm, si dhe në krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, demokracinë pjesëmarrëse dhe proçesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qendra ka zyrën kryesore në Tiranë, si dhe dy zyra të tjera rajonale në Shkodër e Vlorë për të siguruar një mbulim sa më të gjerë territorial në të gjithë vendin, me aktivitetet dhe shërbimet e saj. Funksionet kryesore të Qendrës janë:
  • Ofrimi i informacionit dhe shërbimeve (help desk) për sektorin dhe të gjithë aktorët e partnerët e interesuar për zhvillimet në sektorin e shoqërisë civile;
  • Të sigurojë rrjetëzim për organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal, kombëtar, rajonal e më gjerë;
  • Fuqizim të kapaciteteve të shoqërisë civile në Shqipëri përmes programeve të trajnimit, shkëmbimit, etj;
  • Qendra ofron mbështetje për përmirësimin e qeverisjes së organizatave të shoqërisë civile për një funksionim më të mirë të tyre, më të përgjegjshëm e transparent, si dhe për rritjen e besimit të publikut dhe aktorëve e partnerëve ndaj sektorit;
  • Rritje të aftësive rrjetëzuese e advokuese dhe lehtësim të proceseve të advokimit dhe dialogut, për një pjesëmarrje më të madhe e më cilësore në politikëbërje, si dhe në zbatim e monitorim politikash në nivel lokal e kombëtar.
Për autorin