Projekti i avokasisë për ngritjen e kapaciteteve
Periudha: 2019
Ne bashkepunim me EU.
Megjithë përparimin e bërë me ESGJ, ende ka vështirësi në arritjen e fëmijëve / të rinjve që nuk janë në shkollë. Shërbimet e përgjithshme të ShSR si dhe sigurimi i kontraceptive janë në dispozicion pa pagesë dhe pa kufizime në moshë. Megjithë këtë, studimet tregojnë se të rinjtë si një grup i tërë nuk kanë informacion për këtë, dhe qëndrimet e ofruesve të shërbimeve mund të pengojnë qasjen e tyre në këto shërbime falas.
Shumë të rinj janë të margjinalizuar dhe të prekshëm dhe përballen me stigmën dhe diskriminimin, përfshirë të rinjtë që jetojnë në kujdesin e institucionalizuar, dhe ata që nuk kanë qasje në ESGJ, ShSR dhe shërbime të tjera shëndetësore. Nga ana tjetër, mbulimi i mediave me fokus në çështjet e ShSR dhe ESGJ është shumë i dobët në Shqipëri.
Për të gjitha arsyet e përmendura më lart, për një periudhë 6-mujore QSHPZH synon të avancojë punën e ESGJ duke u përqëndruar në adresimin e nevojave të fëmijëve dhe të rinjve jashtë shkollës për ESGJ; forcimin e mbështetjes / pranimit në nivelin e komunitetit për ESGJ dhe sigurimin e përkushtimit të qeverisjes lokale drejt ofrimit të ESGJ për të rinjtë në ambiente joformale.
Kjo iniciativë përputhet me punën që QSHPZH ka bërë me ESGJ, dhe do të jetë një plotësues i veprimeve të mëparshme të kryera nga QSHPZH, me një fokus më të madh te rinia.
Rezultatet e projektit:
- Bashkia e Tiranës është e angazhuar të sigurojë dhe avancojë punën e ESGJ me përqendrim te të rinjtë jashtë shkollës, me qendër në qendrat komunitare dhe të përparojë këtë punë në arritjen e të rinjve të tjerë në ambiente informale në të ardhmen.
- Drejtorët e qendrave komunitare janë të vetëdijshëm për rëndësinë e shpërndarjes së ESGJ dhe e integrojnë atë në shërbimet e tjera të ofruara nga qendra për të rinjtë me mbështetjen e bashkisë.
- Stafi mjekësor dhe punonjësit socialë të autorizuar të avokojnë në mënyrën e duhur në shpërndarjen e ESGJ tek të rinjtë jashtë shkollës, me qendër në qendrat komunitare.
- Një plan veprimi avokimi për mundësimin dhe shpërndarjen e ESGJ jashtë shkollës.