Ti japim fund stigmës dhe diskriminimit që lidhet me abortin në Shqipëri
12 Qershor, 2020 Komentet te Ti japim fund stigmës dhe diskriminimit që lidhet me abortin në Shqipëri Janë të Mbyllura Blogu,IPPF ACPD
Periudha kohore: 2019-2021 Kjo ndërhyrje synon të ndihmojë gratë dhe vajzat e varfra dhe të margjinalizuara në Tiranë dhe Vlorë të kenë akses në shërbime cilësore të abortit. Kjo ndërhyrje do të përfshijë stafin dhe vullnetarët duke filluar nga planifikimi deri  në zbatim përfshirë edhe aktivitete monitoruese dhe vlerësuese. Meqenëse pandemia e COVID-19 është e pranishme në të gjithë botën, ofrimi i shërbimeve të shëndetit riprodhues vazhdon të jetë një sfidë në vetvete pasi kjo situatë ka ndikuar në aksesin në shërbimet thelbësore të ShR përfshirë informacionin dhe këshillimin mbi ShR dhe ESGJ-në, shërbimet e kontracepsionit, shërbimet e sigurta të abortit, shërbime shëndetësore për nënat e reja, shërbime për dhunën me bazë gjinore, IST / HIV etj. Në 2018, Instituti Kombëtar i Statistikave vlerësoi 191 aborte për 1.000 lindje të gjalla duke treguar një rritje të lehtë nga 2017 (171 aborte për 1.000 lindje të gjalla). Burimet jozyrtare tregojnë një numër më të lartë të aborteve sesa ato të botuara të cilat kryhen në mënyrë të paligjshme në klinikat private të paregjistruara. Çështja e stigmës  ndaj ndërprerjes së shtatzënisë mbetet kontestuese, e pashpjeguar dhe e pa adresuar deri më tani, pavarësisht disa iniciativave të izoluara përfshirë ato të ndërmarra nga QSHPZH-ja. Çfarë është më tipike, gratë kanë zgjedhje të kufizuara për metodat e ndërprerjes së shtatzënisë sepse ndërprerja mjekësore e shtatzënisë ende nuk është i rregulluar me ligj. Misoprostol është i regjistruar, por Mifepristone nuk është përfshirë në listën e barnave të aprovuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Barnave në Shqipëri. Pra, dy strategji kryesore që do të përdoren nga projekti do të jenë ndërgjegjësimi i anëtarëve të komunitetit për të zvogëluar stigmën ndaj ndërprerjes së shtatzënisë; inkurajimi të folurit në publik për ndërprerjen mjekësore të shtatzënisë në mënyrë që të sigurojë angazhimin e qeverisë për rregullimin e regjistrimit të pilulave. Rezultatet e këtij projekti do të ofrojnë një kornizë për aktorët kryesorë që punojnë në fushën e shëndetit riprodhues, të drejtave dhe informacionit rreth ndërhyrjeve të suksesshme. Objektivat e projektit janë: [read_more id=”1″ more=”Read more” less=”Read less”]
  • Rritja e aksesit në shërbimet e abortit pa stigma të ofruara nga QSHPZH dhe sektori i shëndetit publik në Tiranë dhe Vlorë.
  • Të fuqizojë gratë dhe vajzat e varfra dhe të margjinalizuara nga zonat rurale të Tiranës dhe Vlorës për të marrë vendime të informuara në lidhje me të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues përmes edukimit dhe informacionit mbi të drejtat e riprodhimit dhe integritetit trupor.
Rezultatet e pritshme
  • 60 ofrues të kujdesit shëndetësor do të trajnohen në lidhje vlerat për kujdesin shëndetësor për ndërprerje të sigurt të shtatzënisë.
  • 100 gra dhe burra do të pajisen me njohuri dhe informacion mbi stigmën ndaj ndërprerjes së shtatzënisë si dhe metodologjitë për ta zvogëluar stigmën.
  • 1500 persona do të arrihen nëpërmjet këshillimit dhe informacionit online, përmes mediave sociale dhe mjeteve të tjera të komunikimit.
  • 1585 shërbime të lidhura me ndërprerjen e shtatzënisë do t’u ofrohen klientëve nga ofruesit e kujdesit shëndetësor pranë QShPZh-së.
  • 1500 njerëz do të arrihen nëpërmjet spotit që do të shpërndahen ne mediat sociale të QShPZh.
[/read_more]
Për autorin