Përgjigje e forcuar shumë-sektoriale për parandalimin dhe menaxhimin e dhunës me bazë gjinore dhe praktikave të dëmshme me fokus tek adoleshentët dhe të rinjtë, duke përfshirë ato në mjediset humanitare
Projekti: Miratimi i paketës së Proçedurave Standarte të Operimit (SOP) nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS)
Periudha: 2019
UNFPA Co
Nevoja për përmirësimin e shërbimeve për të mbijetuarit nga Dhuna me Bazë Gjinore, ka çuar në përkthimin e Procedurave Standarte Operative dhe Udhëzimeve Thelbësore për Shëndetin / Policinë / Drejtësinë / Shërbimin e Kujdesit Psiko-Social dhe dorëzimin e tij Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtja Sociale (MSHMS) për adaptim dhe aprovim.
Diskutimi në lidhje me miratimin e paketës së Proçedurave Standarte të Operimit (SOP) nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) dhe institucione të tjera shtetërore si pjesë e qasjes multi-sektoriale është një diskutim i gjatë, i filluar dy vjet më parë.
Fondi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNFPA) përmes partnerit të saj implementues Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) përktheu paketën e përgatitur nga disa Agjensi të Kombeve të Bashkuara dhe bëri të gjitha përpjekjet e nevojshme për ta bërë atë të përshtatshme për t’u përdorur në kontekstin shqiptar, duke angazhuar një ekip ekspertësh për të rishikuar pjesë të ndryshme të kësaj pakete dhe materialet që ai përmban. Për më tepër, paketa e rishikuar u nda disa herë nga UNFPA me MSHMS për të vazhduar me hapat e nevojshëm deri në përfundimin dhe miratimin e tij, por ky diskutim mbeti në pritje për shumë muaj për shkak të disa ndryshimeve të brendshme në MSHMS (Shefi i Sektorit i cili ishte përfshirë direkt në të gjithë diskutimin që nga fillimi i kësaj përpjekje, u zhvendos në një pozicion tjetër në një institucion të ndryshëm pa u dhënë udhëzime personelit se si të procedojnë bazuar në marrëveshjen paraprake me UNFPA). Kështu që UNFPA bëri përpjekje shtesë për të rihapur këtë diskutim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe më në fund në një takim të organizuar me znj. Xhafaj, Drejtore e Përgjithshme e Politikave Sociale dhe Shëndetësore (më 3 qershor), u vendos të organizohet një takim konsultimi me institucionet përgjegjëse, për të prezantuar paketën dhe për të vendosur për hapat e ardhshëm. Në këtë kornizë, konsulenti gjithashtu bëri një punë koordinuese me MSHMS dhe QSHPZH për të lehtësuar aspektin logjistik të këtij takimi.
Objektivat e programit
• Takim konsultimi me institucionet përgjegjëse për të diskutuar paketën, përmbajtjen e tij, si dhe hapat e mëtejshëm deri në përfundimin dhe miratimin e tij.
• Përfundimi dhe aprovimi i paketës përkatëse me udhëzime thelbësore dhe Procedurat Standarte të Operimit është një domosdoshmëri tani, përkundër faktit që korniza ligjore shqiptare duhet të përmirësohet me një ligj të veçantë për format e Dhunës me Bazë Gjinore.
• Miratimi i formatit të Procedurave Standarte të Operimit duke përdorur një të re të sugjeruar si të përshtatshme për kontekstin shqiptar
• Ndarja e paketës së rishikuar (me kapitullin e ri për legjislacionin shqiptar dhe me formatet e azhurnuara të SOP) me ekipin e ekspertëve për mendimet / reagimet e tyre dhe me MSHMS
• Ndjekja e të gjitha hapave shtesë siç mund të propozohet nga MSHMS deri në miratimin e paketës.