Forcimi i gatishmërisë së mekanizmave kombëtar të reagimit në ofrimin e shërbimeve të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues (ShSR) në situatat e krizës humanitare dhe emergjencave.
Periudha: 2019-2021
UNFPA Co
Progres thelbësor është bërë në integrimin e MISP në Platformën e Ministrisë së Shëndetësisë për katastrofën dhe zvogëlimin e rreziqeve dhe në planin e emergjencave për fluks të mundshëm masiv të migrantëve dhe azil kërkuesve në kufirin shqiptar. Paketa e trajnimit për zbatimin e MISP është zhvilluar dhe akredituar dhe ka ndihmuar në forcimin e kapaciteteve të ofruesve të kujdesit shëndetësor parësor. Për më tepër, përpjekjet për avokim kanë çuar në zbatimin e planeve të veprimit MISP dhe kryejen e një hartëzimi të aktorëve në nivelin rajonal. Pas këtyre përpjekjeve, ekipi ndërdisiplinor i formuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Kombet e Bashkuara, Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin e shohin si vendimtare për të ndjekur përpjekjet drejt paketës së MISP dhe forcimin e koordinimit në nivele kombëtare dhe ndën-kombëtare.
Përftimi i shërbimeve minimale për paketën e shëndetit seksual dhe riprodhues me fokus në përmirësimin e cilësisë për shërbimet e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues/ Shërbimet e Nënës dhe Fëmijës (adresimi i çështjeve në krizë ose situatave emergjente nga një grup ekspertësh përfshirë një mjek obstetër-gjinekolog, një pediatër, një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtja Sociale, një nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. QSHPZH do të udhëheqë procesin e koordinimit në grup nën mbikëqyrjen e UNFPA. Si rezultat i këtij procesi do të prodhohet një paketë MISP për mëmësinë e sigurt.
Objektivat e programit
• Përfshirja e shërbimeve minimale për paketën e shëndetit seksual dhe riprodhues.
• Shpërndarja e paketës me grupin koordinues të ShSR të autoriteteve lokale të shëndetit në kujdesin shëndetësor në nivel kombëtar dhe ndën-kombëtar për këtë paketë.
• Avokim në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (tryeza të rrumbullakëta, takime, fushatë ndërgjegjësimi për miratimin e paketës).