Seminar në kuadër të ‘Zhvillimi i kapaciteteve mbi PSV-të të dhunës me bazë gjinore për shëndetin, kujdesin social dhe Mekanizmat e Koordinuar të Referimit të Njësive Vendore Qëndrore
14 Shkurt, 2024 Komentet te Seminar në kuadër të ‘Zhvillimi i kapaciteteve mbi PSV-të të dhunës me bazë gjinore për shëndetin, kujdesin social dhe Mekanizmat e Koordinuar të Referimit të Njësive Vendore Qëndrore Janë të Mbyllura Publikime ACPD

QSHPZH me mbështetjen e UNFPA-së, në kuadër të programit “Zhvillimi i Kapaciteteve mbi PSV-të të dhunës me bazë gjinore për shëndetin, kujdesin social dhe Mekanizmat e Koordinuar të Referimit të njësive vendore qendrore” organizoi tre seminare për të bërë një analizë të shpejtë të situatës, praktikave të mira, sfidave dhe nevoja për mbështetje të mëtejshme për funksionimin efektiv të CRM-ve në secilën nga bashkitë e përzgjedhura.

Duke marrë parasysh nismën paralele të krijimit të një partneriteti formal me organizatat fetare në Vlorë dhe Pogradec, dhe Urdhrin e Ministrit 327/2021, neni 6 për përfshirjen e organizatave fetare si institucione të përhershme të MKR-së, QSHPZH dhe ekspertët rishikuan Memorandumin e Mirëkuptimit dhe ftuan bashkite të përfshijnë emrat e përfaqësuesve të këtyre organizatave.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga të gjithë aktorët në tryezat e rrumbullakëta të organizuara më 6 dhe 7 Dhjetor në Pogradec dhe Vlorë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të partneritetit dhe për përmirësimin e situatës së DHBGJ në nivel lokal.

Për autorin