Tryezë diskutimi në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
14 Shkurt, 2024 Komentet te Tryezë diskutimi në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Janë të Mbyllura Publikime ACPD

Gjatë Dhjetorit, 2023 në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u zhvillua tryeza e diskutimit për prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve për implementimin e Dokumentit Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2020-2024.

Takimi u hap nga zëvendës Ministrja e Shëndetësisë znj. Denada Seferi. Në vijim u prezantua monitorimi i planit të veprimit nga dy ekspertet znj. Merita Xhafaj dhe znj. Albana Ahmeti. Të pranishëm ishin gjithashtu znj. Elsona Agolli, analiste programi për Zhvillimin e Popullsisë dhe Gjininë pranë UNFPA, znj. Etleva Sheshi, drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave të Përfshirjes Sociale dhe Barazisë Gjinore, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve në nivel qëndror dhe lokal.

Të pranishmit kishin një diskutim produktiv mbi sukseset dhe sfidat e 2020-2023 të dokumentit politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2020-2024.

Për autorin