Financimi i Qëndrueshëm në Bashkinë Shkodër-Përdorimi i Buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor për të trajtuar Situatat e Krizave dhe Emergjencat.
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin do të zhvillojë projektin me titull: “Financimi i Qëndrueshëm në Bashkinë Shkodër-Përdorimi i Buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor për të trajtuar Situatat e Krizave dhe Emergjencat.”
Qëllimi kryesor është të vlerësojë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë ndikimin e buxhetimit tek grate dhe vajzat dhe të promovojë financimin e qëndrueshëm për t’iu përgjigjur situatave emergjente në një këndvështrim të ndjeshëm gjinor.
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillimin dhe Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillimin Ndërkombëtar dhe Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim.
Së bashku, mund të ndërtojmë një botë ku barazia gjinore nuk është një ideal, por një realitet që jetojmë cdo ditë.