Dita ndërkombëtare e të rinjve
Në Shqipëri, ka të rinj të jashtëzakonshëm te cilët kërkojnë mënyra kreative për të sjelle një ndryshim pozitiv në shoqëri. Megjithatë, shumë prej tyre ndihen të pafuqishëm përballe drejtuesve te shtetit, pasi të rinjtë trajtohen si një problem që duhet zgjidhur, dhe jo si pjesëmarrës aktivë në të ardhmen e vendit.
Të rinjtë vazhdimisht janë në krye të ndryshimeve politike dhe sociale, përpiqen te sfidojnë gjendjen aktuale përmes protestave paqësore, shprehjes artistike dhe mobilizimit në internet. Shprehjet paqësore të mosmarrëveshjes mbeten një nder mjetet më të rëndësishme për zhvillimin politiko-social të vendit.
Ne kemi projektuar objekte shëndetësore miqësore, për të rritur qasjen e të rinjve përmes hapësirave të sigurta që sigurojnë privatësi dhe konfidencialitet.
Te rinjtë janë një pjese e pandashme e ACPD, te cilët, përmes vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes aktive, sjellin zhvillim te dyanshëm, si për veten, ashtu edhe për organizatën. Përmes të rinjve ne, si ACPD, kemi mundësi te rritemi, të kuptojmë thellësisht sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë dhe te përmbushim sa më mire misionin tone, në favor të popullsisë dhe zhvillimit. Në këmbim, u ofrojmë të rinjve informacione dhe sensibilizim për tema aktuale dhe shumë të rëndësishme si shëndeti seksual, diversiteti apo edhe aftësi personale dhe praktika mësimore.
Ne e dimë qe zhvillimi nis nga të rinjtë, dhe kemi politika gjithëpërfshirëse për ta. 20% e anëtareve te bordit te ACPD-se janë të rinj, i cili sigurohet përmes një rotacioni të anëtarëve të Bordit, pikërisht sepse ne besojmë te idetë e tyre inovative, dhe aftësia për ta pare boten nga një këndvështrim krejt tjetër.
Përgjatë viteve, ACPD ka punuar për të fuqizuar adoleshentët dhe të rinjtë të marrin vendime të informuara në lidhje me SRH-në e tyre dhe të jenë në gjendje të veprojnë sipas këtyre vendimeve.
Qendrat rinore të ACPD janë të përkushtuara për promovimin, mbrojtjen, përkrahjen dhe të drejtat seksuale dhe të shëndetit riprodhues të të rinjve, duke përfshirë të drejtën për:
- Informacion dhe edukim mbi seksualitetin.
- Shërbime gjithëpërfshirëse seksuale dhe të shëndetit riprodhues , së bashku me të gjitha variantet e kontraceptiveve
- Kënaqësi dhe konfidencë në marrëdhëniet dhe të gjitha aspektet e seksualitetit të tyre
- Pjesëmarrje të plotë si anëtarë aktive të shoqërisë
Ne e dimë që ndryshimi vjen nga ju, ndaj përfshihuni!