Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029
10 Gusht, 2023 Komentet te Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029 Janë të Mbyllura Publikime zNJBMyJz7D

Strategjia Kombëtare për Rininë 2022-2029 do të jetë dokumenti ku do bazohen politikat për aktivizimin, përfshirjen dhe mbështetjen e të rinjve. Ky dokument do të synojë hartimin e politikave rinore kombëtare integruese, për adresimin e problemeve të ndryshme me të cilat përballen sot të rinjtë që lidhen me sfida si, përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse, punësimi, edukimi, teknologjia dhe inovacioni, rritja e aktiviteteve në lidhje me artet dhe zejet, shtim të aktiviteteve sportive, vullnetarizëm etj.

Kjo strategji është e para strategji e dedikuar për rininë në Shqipëri, duke i dhënë kaq fokus dhe rëndësi rinisë, edukimit, talenteve të tyre dhe kërkesave që ata kanë në fusha të ndryshme.

Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029 ka tre qëllime kryesore:

• Të rejat dhe të rinjtë marrin pjesë aktivisht në shoqëri dhe ndihen të fuqizuar për t’u shprehur me zërin e tyre. Politikat ndërsektoriale rinore janë të koordinuara, të bazuara në analiza, me mekanizma të mirë financuar.

• Mbështetet dhe nxitet novacioni rinor dhe rritja e aftësive dhe profesionalizmit të të rejave dhe të rinjve përmes edukimit cilësor në TIK dhe fusha të tjera të zhvillimit digjital duke rritur dhe përmirësuar kështu mundësitë për të hyrë në tregun e punës.

• Mirëqenia aktive, e shëndetshme, fizike, sociale dhe mendore e të rinjve. Siguria, mbrojtja dhe përfshirja e të rinjve në të gjithë diversitetin e tyre, veçanërisht për ata të rinj që janë në situate rreziku apo mënjanimi social.

Strategjia e Rinisë synon të përmiresojë situaten e të rinjve në Shqipëri duke u ofruar mundësi të barabarta me të rinjtë europiane, duke u krijuar mundësi për arsim cilësor dhe përfshirje në tregun e punës Shqiptar dhe atë ndërkombetar.

Për më shumë informacion ju lutem vizitoni faqen e website: https://riniafemijet.gov.al/strategjia-kombetare-e-rinise-2022-2029-tashme-miratuar/

Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to DearFlip WordPress Flipbook Plugin Help documentation.

Për autorin