Qendra Ditore e të Moshuarve në Vlorë mirëpriti kryetarin e Bashkisë të qytetit të Vlorës Z. Ermal Dredha.
Gjatë muajit Gusht, Qendra Ditore e të Moshuarve në Vlorë pati kënaqesinë të mirëpresë kryetarin e Bashkisë të qytetit të Vlorës Z. Ermal Dredha.
Në Qendrën e të Moshuarve Z. Ermal Dredha pati mundësi të dëgjoje nga afër shqetësimet e moshës së tretë.
Në këtë takim ndërgjegjësues e advokues morën pjesë të moshuar nga qyteti i Vlorës dhe NJA Novoselë dhe Orikum, përfaqësues të drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore, drejtorisë rajonale të shëndetit parësor, kryetarë rajonesh, përfaqësues të kabinetit të Kryetarit të bashkisë, përfaqësues të shoqërisë civile, pedagoge të Fakultetit të shëndetit publik si dhe përfaqësues nga Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Kisha Katolike “Shën Luigji Gonzaga”, Vlorë.
Pasi u njoh me nevojat prioritare të të moshuarve të Bashkisë Vlorë (të nxjerra gjatë forumeve të organizuara në qytet e njësitë administrative) ai shprehu angazhimin për ta mbështetur në vazhdimësi Qendrën dhe për të adresuar nevojat e kësaj grupmoshe. Pjesëmarresit u njohën edhe me shërbimet e aktivitetet e realizuara me të moshuarit gjatë këtyre 10 muajve të zbatimit të projektit përmes videos.
Falenderojmë Bashkinë e Vlorës e cila do të vijojë të mbështesë qendrën duke e zgjeruar dhe krijuar mundësi që të moshuarit të kenë shërbime sa më cilësore.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Forcimi i reziliencës te të moshurit dhe personat me aftësi ndryshe në Ballkanin Perëndimor gjatë COVID-19 dhe katastrofave të ardhshme” mbështetur nga Kryqi i Kuq Shqiptar dhe bashkë-financohet nga Bashkimi Europian dhe Agjensia Austriake për Zhvillim.