Trajnimi i mjekëve amerikanë për hemorragjinë pas lindjes dhe pre/eklampsinë në Shqipëri theksojnë punën në grup
19 Dhjetor, 2022 Komentet te Trajnimi i mjekëve amerikanë për hemorragjinë pas lindjes dhe pre/eklampsinë në Shqipëri theksojnë punën në grup Janë të Mbyllura Blogu,Te rejat,UNFPA Durim Tabaku

Në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, LDS Charities dhe UNFPA Albania përfshinë për vitin 2022 dy programe të përgatitura për të trajnuar ekipe mjekësh, mamish dhe infermierësh që kishin si synim përmirësimin e aftësive për njohjen dhe administrimin i dy situatave me më shumë rrezik për jetën e nënave të reja – Hemorragjia pas lindjes dhe Eklampsia/Preeklampsia. Ky trajnim u organizua në Hotel Boutique Ilirianë në datat 6-8 dhjetor (sesioni i parë) dhe 12-14 dhjetor (sesioni i dytë).

Këto dy programe janë hartuar nga Jhpiego, partner i Universitetit Johns Hopkins, dhe janë miratuar nga Federata Ndërkombëtare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Konfederata Ndërkombëtare e Mamive, UNFPA, Kolegji Amerikan i Infermierëve-Mamive, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Qëllimi ishte të ofronte mbështetje dhe mbikëqyrje nga trajnerë të certifikuar nga LDSC dhe Jhpiego, si Dr. Fritjof F. Langeland, mjek obstetër-gjinekolog nga Salt Lake City, Utah, dhe Dr. George Bennett, anestezist, për 17 mjekë nga Shqipëria (javën e parë). Këta trajnerë më vonë trajnuan më shumë se 40 profesionistë të kujdesit shëndetësorë nga qarqe të ndryshme të vendit (javën e dytë) duke përdorur metodat Jhpiego. Ky format i Trajnimit të Trajnerëve u ofron mjekëve shqiptarë trajnuar aftësinë për të vazhduar me këto programe në zona të ndryshme të vendit. Ky trajnim është akredituar nga institucionet shqiptare (Qendra Kombëtare për Edukimin e Vazhdueshëm).

Stafi mjekësor i maternitetit nga qarqet kryesore si Korça, Elbasani, Shkodra, Durrësi etj. treguan interes të madh për këto module trajnimi, siç evidentohet edhe nga praktikat ndërvepruese dhe skenarët e me simulim. Seancat e trajnimit u mbajtën në grupe me mjekë dhe mami për të vënë në dukje sa më shumë domosdoshmërinë e punës në grup. Ky trajnim do të vijojë me hapa të tjerë drejt një kujdesi më të mirë për nënën dhe të porsalindurit në zbatim të protokolleve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Për autorin