FUQIZIMI I PËRGJIGJES SË SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR NDAJ DHUNËS NË FAMILJE E DHUNËS ME BAZË GJINORE
19 Dhjetor, 2022 Komentet te FUQIZIMI I PËRGJIGJES SË SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR NDAJ DHUNËS NË FAMILJE E DHUNËS ME BAZË GJINORE Janë të Mbyllura Blogu,Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Te rejat,UNFPA Durim Tabaku

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) me mbështetjen e Fondit për Popullsinë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në njësitë administrative Vlorë, Tiranë dhe Durrës përfunduan ciklin e trajnimeve dy-ditore “Fuqizimi i përgjigjes së sektorit shërbimeve të kujdesit shoqëror ndaj dhunës në familje e dhunës me bazë gjinore” për vitin 2022.

Këto trajnime për punonjëset dhe punonjësit e shërbimeve të kujdesit shoqëror kishin si qëllim kryesor përmirësimin e njohurive dhe kapaciteteve me qëllim trajtimin sa më efektiv dhe të standardizuar të rasteve të dhunës në familje e të dhunës me bazë gjinore.

Institucionet e kujdesit shoqëror janë pjesëtarë shumë të rëndësishëm të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit në nivel të vetëqeverisjes vendore dhe ndërhyrja e tyre në kohë, me cilësi e profesionalizëm, është domosdoshmëri në trajtimin e suksesshëm të rasteve.

Për autorin