12 Ambasadorë të DNJ të vendeve evropiane mbështesin të drejtën për abort
Ka ardhur vërtetë koha për të përmbushur të drejtat e barabarta të grave dhe vajzave kudo dhe për të siguruar akses në kujdesin e sigurt dhe ligjor për abortin!
Qendra Shqiptare për Popullsinë dh Zhvillimin mirëpret deklaratën e fuqishme të 12 Ambasadorëve Evropianë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore në Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt (28 shtator) duke bërë thirrje për akses universal në të drejtat për kujdes shëndetësor seksual dhe riprodhues dhe duke riafirmuar të drejtat e grave kudo që të marrin vendime për shëndetin dhe jetën e tyre.
12 Ambasadorët e të Drejtave të Njeriut të vendeve evropiane kanë publikuar këtë mëngjes një deklaratë në mbështetje të së drejtës për abort! Kjo deklaratë vjen pas Deklaratës së Përbashkët të Shoqërisë Civile për Abortin në Sesionin e 51-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar ndër të tjera se:
“njohim Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt dhe festojmë shoqërinë civile dhe lëvizjet feministe në mbarë botën për mbrojtjen dhe aktivizmin e tyre të guximshëm që ka sjellë si rezultat liberalizimin e ligjeve të abortit në më shumë se 58 vende që nga viti 1994. Kujtojmë shtetet se detyrimi për të mbajtur një shtatzëni të padëshiruar përbën torturë dhe është në kundërshtim me tekstin dhe frymën e Deklaratës së Vjenës.”“Mirëpresim Udhëzuesin e OBSH-së për Kujdesin ndaj Abortit 2022 që rekomandon dekriminalizimin e plotë të abortit, aksesin universal në shërbimin e abortit dhe opsionet e vetë-menaxhimit. Shumë shtete vazhdojnë të minojnë përmbushjen e të drejtave të njeriut duke mohuar autonominë trupore, duke kriminalizuar abortin, duke mos hartuar standarde dhe udhëzime të qarta për abortin e sigurt, duke imponuar autorizim nga palët e treta dhe duke mohuar shërbimet shëndetësore që shpëtojnë jetë.
“Kuadri i të drejtave të njeriut mund të mbetet i rëndësishëm vetëm nëse e drejta për autonomi trupore sigurohet për të gjithë. Është e vetmja rrugë përpara për t’i bërë realitet sot idetë e Vjenës.”