UNFPA Shqipëri – Barazia Gjinore dhe Aktivizimi i të Rinjve
UNFPA Shqipëri ishte në Njësinë Administrative Velipojë, Bashkia Shkodër, së bashku me stafin e Qendra Po dhe rreth 30 të rinj të zonës për të ndërgjegjësuar komunitetin mbi barazinë gjinore, aktivizmin e të rinjve në lëvizje civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së djemve dhe burrave në luftë kundër dhunës me bazë gjinore.Ndërhyrja bëhet në kuadër të projektit “BE për Barazinë Gjinore në Shqipëri”, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNFPA Albania e UN Women Albania në partneritet me qeverinë vendore, shoqërinë civile dhe të rinjtë e shkollave të mesme në zona rurale të thella të përcaktuara nën projekt.
Për autorin