Parandalimi i vdekjeve amtare – Aktivitet hibride i Projektit “MSD për nënat” me Parlamentin e Bullgarisë
#sëBashkuPërNënat
Më 19 maj, Projekti MSD për Nënat organizoi një aktivitet hibrid në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Projektit MSD, partnerëve globalë, ekspertëve të BE-së, OJQ-ve, deputetëve, eurodeputetëve, etj. Ky takim u mbajt në kuadër të 10-vjetorit të Projektit “MSD për Nënat”, qëllimi kryesor i të cilit është parandalimi i vdekjeve amtare, veçanërisht për grupet e rrezikuara dhe njerëzit me status më të ulët socio-ekonomik. Në këtë takim u njoftua edhe për një projekt të ri tre-vjeçar, i cili do të zbatohet në pesë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut).
Në këtë aktivitet morën pjesë Federata Ndërkombëtare e Prindërimit të Planifikuar (IPPF) dhe pesë vende të Ballkanit Perëndimor. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) prezantoi gjetjet kryesore nga një studim kombëtar të realizuar në vitin 2021 për të identifikuar nivelin e marrjes nga të rinjtë të informacionit dhe shërbimeve për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe respektimin e të drejtave përkatëse. Në takim e mori fjalën përshëndetëse edhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) që u angazhua zyrtarisht për të mbështetur QSHPZH në nisma të tjera që synojnë të përmirësojnë aksesin në informacion dhe shërbimin e shëndetit riprodhues dhe seksual.
#MSDpërNënat
# sëBashkuPërNënat
#IPPFEN
#SRH