Suksesi i Shqipërisë me Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor
13 Maj, 2022 Komentet te Suksesi i Shqipërisë me Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor Janë të Mbyllura Blogu,Partneret Shqiperi per Ndryshim dhe Zhvillim,Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat,UNFPA Durim Tabaku

Lajm i mrekullueshëm! Në bazën e të dhënave të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara evidentohet se Shqipëria është mes 19% të vendeve që kanë institucionalizuar me sukses Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BGJP). Në nivel global, vetëm këto vende kanë ngritur një sistem për gjurmuar investimet në barazinë gjinore (në kuadër të një sondazhi me 69 vende që kanë raportuar se zbatojnë BPGJ-në në 2020). Për më shumë hollësi vizitoni bazën e të dhënave në adresën https://lnkd.in/gbp-RYza.

Shqipëria renditet me treguesin SDG 5.c.1. “Financimi për Barazinë Gjinore” si “të përmbushur ose pothuajse të përmbushur”. Vende të tjera në Evropë që kanë marrë të njëjtën vlerësim janë Austria, Belgjika, Islanda, Portugalia dhe Ukraina. Ky është një lajm i mrekullueshëm për Shqipërinë dhe shoqërinë e saj civile (përfshirë këtu edhe Qendrën Kombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin – QSHPZH), pasi tregon se puna e palodhur dhe ekspertiza teknike e dhënë në 10 vitet e fundit për BPGJ-në po jep rezultate me ndikim dhe po frymëzon vendet e tjera në rajon për të ndjekur të njëjtën rrugë. QSHPZH dëshiron të përfitojë nga rasti për të falënderuar të gjithë donatorët dhe organizatat partnere të shoqërisë civile për mbështetjen dhe kontributin që kanë dhënë që Shqipëria të arrijë këtë rezultat të madh. #baraziagjinore

Për autorin