“Shkolla verore “Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës për një jetë premtuese” Vlorë 2019
10 Qershor, 2020 Komentet te “Shkolla verore “Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës për një jetë premtuese” Vlorë 2019 Janë të Mbyllura Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat zNJBMyJz7D

Stafi i qendrës Aulona së bashku me vullnetarët organizuan shkollën verore tre ditore në muajin Maj 2019, me temë “Edukim Seksual Gjithëpërfshirës për një jetë premtuese!” në ambjentet e hotel Diamond Hill në Vlorë. Njëzet të rinj duke përfshirë të rinj nga grupet në nevojë përfituan edukim/informim sesi të shmangin sjelljet e rrezikshme, si të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme sociale dhe intime; si të mendojnë në mënyrë kritike, si të kujdesen për veten; si dhe ku mund të marrin shërbimet miqësore për të rinjtë për një shëndet më të mirë dhe jetë të lumtur.
Gjatë sesioneve praktike pjesëmarrësit hartuan disa plane për jetën e tyre. Këto plane përfshinë regjistrimin në shkollë; shmangien e martesës së hershme; mbrojtjen nga shtatzënitë e paqëllimshme, infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe HIV/SIDA; përdorimin e kontracepsionit, shmangien e përdorimit të drogës apo alkolit etj.

Për autorin