Sigurimi i aksesit për ndërprerjen e sigurt të shtatzanisë të gjithë Evropën
28 Shtator, 2020 Komentet te Sigurimi i aksesit për ndërprerjen e sigurt të shtatzanisë të gjithë Evropën Janë të Mbyllura IPPF,Publikime,Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat ACPD

                    

Deklaratë nga Rrjeti Evropian për Ndërprerjen e Sigurt të Shtatzënisë për Ditën Ndërkombëtare të Ndërprerjes së  Sigurt të Shtatzënisë, 28 Shtator 2020.

Rrjeti Evropian për Ndërprerjen e Sigurt të Shtatzënisë është një gruporganizatash kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për të drejtat e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues, në Evropë, që punon për qasje universale në ndërprerjen e sigurt dhe ligjore tështatzënisë.

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka shfaqur diferencat në aksesin e shërbimeve të ndërprerjes së sigurt dhe ligjore të shtatzënisënë të gjithë Evropën, që nga marsi i vitit 2020. Izolimi ka mbyllur gratë në shtëpitë e tyre si dhe kufijtë u mbyllën, duke e bërë të vështirë për gratë që jetojnë në vendet me ligje kufizuese të kalojnë kufijtë kombëtar për të gjetur shërbime të ligjshme të ndërprerjes sështatzënisë, ndërsa qasja në kujdesin personal për ndërprerjen e shtatzënisënë spital u bë shumë më e vështirë në shumë vende.

Ky ka qenë dhe mbetet një skenar me ndryshim të shpejtë, dhe vendet evropiane janë përgjigjur në mënyra shumë të ndryshme. Për shembull, në Poloni, Lituani dhe Maltë, pandemia ka ekspozuar natyrën abuzuese të ligjeve kufizuese të ndërprerjes sështatzënisë. Ka pasur deklarata nga politikanë që dekurajojnë gratë dhe vajzat për të kërkuar shërbime shëndetësorë për ndërprerje tështatzënisë. Rreziku i infektimit nga Covid-19 në mjediset e klinikave/spitaleve, p.sh. gjatë këshillimit të detyrueshëm ose skanerit me ultratinguj, detyrimi për të gjetur pilula për ndërprerje tështatzënisë në kushte shtëpie dhe shtrimi në spital për kujdes shëndetësor për ndërprerjen e shtatzënisë, nuk janë adresuar. Në disa raste, pandemia është bërë një justifikim për mjekët që nuk dëshirojnë të japin këtë shërbim, p.sh. duke e përshkruarsi kujdes shëndetësor “jo thelbësor”, “jo urgjent” ose “rutinë”.

Në krahun tjetër, vendet skandinave, si Belgjika, Hollanda dhe Portugalia kanë siguruar qasje të vazhdueshme në shërbimet shëndetësore të ndërprerjes sështatzënisë, pavarësisht nga pandemia. Disa vende shkuan edhe më tej. Për të zvogëluar rreziqet në lidhje me kujdesin për gratë dhe vajzat, së pari Irlanda, pastaj Britania dhe Franca krijuan protokolle që mundësuan përdorimin e telemjekësisë për ndjekjen e ndërprerjes sështatzënisë të vetë-menaxhuar në shtëpi në tremujorin e parë – kjo vetëm për kohëzgjatjen e pandemisë. Gjermania, e cila kërkon këshillim të detyrueshëm para ndërprerjes sështatzënisë, lejoi që këshillimi të kryhejpërmes telefonit ose nëpërmjet video-call. Katalonia në Spanjë uli numrin e vizitave të kërkuara para ndërprerjes sështatzënisë, nga dy në një. Kohët e fundit Italia prezantoi gjithashtu disa ndryshime për ndërprerjen e shtatzënisë, por parametrat mbeten të paqartë. Sidoqoftë, disa prej këtyre vendeve, fatkeqësisht, po i kthehen rregulloreve para-pandemisë.

Ekziston një pasiguri e madhe në lidhje me përhapjene COVID19 në të ardhmen dhe pasojat e tij. Pavarësisht nga pandemia, megjithatë, në shumicën e vendeve të Evropës, madje edhe ligjet edhe politikat liberale janë të vjetëruara, në lidhje me mënyrën se si, ku, nga kush dhe me lejen e kujt mund të sigurohet kujdesi shëndetësor për ndërprerjen e shtatzënisë apo dhe mbi çfarë bazash, gjatë cilës periudhë në shtatzëni dhe me çfarë kufizimesh dhe rregullimesh ligjore dhe penale. Për më tepër, ndërprerja e shtatzënisë e vetë-menaxhuar në shtëpi me pilula, e cila është parë që është e sigurt në tremujorin e parë të shtatzënisë, nuk lejohet me ligj në shumështete.

Ne mendojmë se është koha për të sjellë ligjet, politikat dhe shërbimet shëndetësore për ndërprerjen e shtatzënisë në shekullin 21.

Një thirrje për të përmirësuar aksesin në ndërprerjen e shtatzënisë së sigurt dhe ligjor nëçdo vend të Evropës. 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ndërprerjes së Sigurt të Shtatzënisë, 28 Shtator 2020, u bëjmë thirrje politikëbërësve në çdo vend Evropian të marrin përgjegjësinë për heqjen e kufizimeve për ndërprerjen e shtatzënisë sësigurt dhe bazuar në ligjet, në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH):

  1. Të njihet ndërprerja e shtatzënisë si kujdes shëndetësor thelbësor, në përputhje me nevojat e kohëve që po kalojmë.
  2. Të garantohet qasjanë shërbimet e ndërprerjes së sigurt dhe ligjore të shtatzënisë, me vëmendje të veçantë për popullatat më tërrezikuara dhe të pambrojtura, dhe me sa më pak ndërprerje të jetë e mundur të shërbimeve në kohë krizash.
  3. Lejoni ndërprerjen e shtatzënisë së vetë-menaxhuar në shtëpi, me pilula, në tremujorin e parë të shtatzënisë.
  4. Mbështetni përdorimin e telemjekësisë kur është e përshtatshme, për të ofruar ndërprerjen e shtatzënisë si dhe kujdesin pas ndërprerjes sështatzënisë, duke përfshirë mbështetjen 24-orëshe për gratë dhe vajzat që vetë-menaxhojnë ndërprerjen e shtatzënisë në shtëpi.
  5. Ndërprerje e shtatzënisë nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale (me thithje) të disponueshme në ambjente ambulatore ose në nivel parësor shëndetësor, të ofruara nga ofrues të kujdesit shëndetësor të nivelit të mesëm (si dhe gjatë pandemisë COVID-19 në përputhje me protokollet e rëna dakord për parandalimin e rrezikut në mjediset e kujdesit shëndetësor).
  6. Të lejohet ndërprerja e shtatzënisënë tremujorin e dytë në klinika ambulatore, të menaxhuara nga ofrues të nivelit të mesëm4, me ndihmë të specializuar siç kërkohet. Kjo do të heqë nevojën për dhomat e proçedurave ose një gjinekolog në shumicën e rasteve.
  7. Të trajnohen mamitë për të ofruar ndërprerje të sigurt tështatzënisë, të përshtatshme për të përmbushur kërkesat dhe për të siguruar një numër të mjaftueshëm të ofruesve të gatshëm që të ofrojnë kujdes shëndetësor për ndërprerje shtatzënie. Mohimi i ofrimit të kujdesit shëndetësor nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, p.sh. për shkak të bindjeve të tyre personale, nuk duhet të vonojnë ose kufizojnë të drejtën e grave për të pasur kujdes shëndetësor për ndërprerjen e shtatzënisë.
  8. Të trajnohen farmacistët dhe stafi i duhur i farmacivepër të siguruar drejtpërdrejtpilula mjekësore për ndërprerjen e shtatzënisë ose/dhe me postë grave për ndërprerje tështatzënisënë shtëpi
  9. Të thjeshtohen rregullat për ndërprerjen e shtatzënisë, duke hequr të gjitha kërkesat e panevojshme mjekësore, në mënyrë që të lehtësohet aksesi dhe të jetë pa vonesa.
  10. Tëdekriminalizohetndërprerja e shtatzënisë, përfshirë edhe ndërprerjen në tremujorin e dytë të shtatzënisë, dhe gjithashtu në raste të rralla pas tremujorit të dytë nëse jeta, shëndeti dhe mirëqenia e gruas do të ndikohet negativisht nëse ajo do të detyrohej të vazhdonte shtatzëninë.
  11. Me pak fjalë, të sigurohet që asnjë vajzë dhe grua të mos detyrohet të vazhdojë një shtatzëni kundër vullnetit të saj.

Përshtatinë Shqip:

Qendra Shqiptare përPopullsinë dhe Zhvillimin

Burimi: IPPF EN

Për autorin