Rreth Samitit në Nairobi
12 Qershor, 2020 Komentet te Rreth Samitit në Nairobi Janë të Mbyllura Te rejat ACPD

Përpos zhillimeve positive lidhur me reformat për edukimin dhe shëndetin në Shqipëri përfshirë Shëndetin Riprodhues dhe Seksual dhe Edukimin seksual Gjithëpërfshirës, ka ende disa pengesa specifike në realizimin e të drejtave për shëndet dhe shërbime në shëndetin riprodhues dhe seksual për grupet në nevojë që jetojnë në Shqipëri.

Duke marrë në konsideratë shumë faktorë dhe zhvillimet më të fundit në vend, që nga miratimi i Ligjit për Shëndetin Riprodhues në 2002 përfshirë këtu: kornizat e reja ligjore,

tendencat demografike, teknologjinë dhe inovacionin, migracionin dhe emigracionin, evoluimin e sektorit privat të shëndetit etj. Këtë vit Qendra Shqiptare e Popullsisë dhe Zhvillimin në konsultim me aktorët kryesorë ka nisur një fushatë avokimi për përmirësimin e këtij ligji.

Nga ana tjetër, organizata ka ofruar një edukim seksual shumë të gjerë të informuar bazuar në  të drejtat dhe ndjeshmërinë gjinore për fëmijët/ të rinjtë në mjedise formale dhe joformale. Përafërsisht 1000 mësues dhe 1500 nxënës janë trajnuar për edukimin  shëndetësor të jetesës në të gjithë vendin.

QSHPZH dhe organizatat  tjera kanë luajtur një rol të rëndësishëm në avokimin për edukimin seksual. Aktualisht, programi zbatohet në shkollat publike. Akoma Shqipëria duhet të sigurojë që CSE të shtrihet tek fëmijët dhe të rinjtë, të vendosur në mjedise joformale ose jashtë shkollës, përfshirë të rinjtë në kufij.

Kjo është arsyeja pse Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin angazhohet deri në vitin 2025:

1) Ndikimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të përmirësuar Ligjin për Shëndetin Riprodhues (2002) në mënyrë që të sigurojë qasje universale në shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat, veçanërisht për të papërfaqësuarit.

2) Ofrimi i Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës midis 50,000 të rinjve në shkollë dhe jashtë saj, në të gjithë Shqipërinë përmes edukimit joformal duke përfshirë qasjet inovative dhe dixhitale.

Angazhimet e Shqipërisë

  • Shqipëria angazhohet për qëllimin e përgjithshëm të zero dhunë me bazë gjinore dhe praktikave të dëmshme përfshirë matërstat tek fëmijët

Parlamenti angazhohet të miratojë Ligjin për Dhunën me Bazë Gjinore deri në vitin 2021; Parlamenti angazhohet të mbështesë ndryshimin e moshës legale në martesë për vajzat të paktën 18 vjet, jo më vonë se viti 2022; Parlamenti zotohet të mbështesë ndryshimet e nevojshme ligjore deri në vitin 2022 për të siguruar zbatimin e Planit të Veprimit për të moshuarit 2020-2025.

  • Angazhimi, pjesëmarrja dhe fuqizimi it ë rinjve për një gjeneratë të fortë dhe të shëndetshme

Me qëllim që të mbrojë dhe promovojë të drejtat e të rinjve në Shqipëri, si dhe të financojë aktivitetet rinore, ne kemi dizenjuar dhe do të fillojmë zbatimin e Ligjit për Rininë në fillim të vitit 2020. Ministria po harton Strategjine e re të Edukimit bazuar në gjetjet e vlerësimit të strategjisë aktuale për 2014 – 2021, si dhe analizën e situatës të CDO-4 (Edukim Cilësor) në Shqipëri. Ne angazhohemi të zgjerojmë Edukimin Seksual Gjithëprfshirës në sistemin arsimor para universitar në Shqipëri deri në fund të 2021 – 2022. Ne angazhohemi të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve miqësore për të rinjtë si pjesë e paketës bazë të kujdesit parësor shëndetësor, përmes përhapjes të standardeve, udhëzuesve dhe protokolleve, ngritjes së kapaciteteve të ofruesve të shërbimit, dhe arritjes të të rinjve me informacion për të rritur kërsesat për këto shërbime.

  • 0 Dhunë me Bazë Gjinore përfshirë praktikat e dëmshme, 0 nevoja të paplotësuara për Planifikim Familjar, 0 vdekje amëtare

1. Ne angazhohemi të rrisim financimin për shëndetin riprodhues, nënës, të porsalindurit dhe adoleshentët duke rritur alokimin e buxhetit me 30% deri në vitin 2025 përmes Buxhetimit të Burimeve Gjinore;
2. Të intensifikohen përpjekjet për të arritur qasje universale në shëndetin seksual dhe riprodhues, si pjesë e mbulimit shëndetësor universal, duke forcuar programin kombëtar të kontrollit të kancerit të qafës së mitrës dhe duke vendosur ekzaminimin e kancerit të gjirit deri në vitin 2020;
3. Ne angazhohemi të forcojmë reagimin multi sektorial ndaj Dhunës me Bazës Gjinore dhe mekanizmit të referimit DHBGJ dhe ta bëjmë atë funksional në të gjitha 61 bashkitë e Shqipërisë deri në vitin 2022;
4. Rritja e buxhetit për shërbime sociale përmes iniciativës së GRB, dhe vëçanërisht të mbijetuarit nga dhuna me bazë gjinore me 25% deri në vitin 2025;

5. Përgatitja dhe miratimi i Ligjit për dhunën me bazë gjinore deri në vitin 2021;
6. Ne angazhohemi të zbatojmë Planin Kombëtar të Veprimit për të moshuar 2020-2025, duke shpërndarë buxhetin përkatës dhe monitorimin hap pas hapi të zbatimit të tij dhe të bëjmë dispozitat e nevojshme ligjore deri në vitin 2023.
7. Ne angazhohemi të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve miqësore ndaj të rinjve brenda paketës themelore të kujdesit shëndetësor parësor, përmes shpërndarjes së standardeve, udhëzimeve dhe protokolleve, ngritjes së kapaciteteve të ofruesve dhe arritjes së të rinjve me informacion për të rritur kërkesën për këto shërbime deri në vitin 2025;
8. Ne angazhohemi të aprovojmë Ligjin e Rinisë deri në vitin 2020; të shkallëzojmë dhe zbatojmë edukimin seksual gjithëpërfshirës në shkallë vendi deri në vitin 2022.

QSHPZH sëbashku me organizatat e saj partnere ka planifikuar të monitorojë angazhimet e shtetit përmes takimeve me Ministritë e linjës, fushata avokuese, dhe mbulimin e medias sociale mbi punën e qeverisë lidhur me angazhimet e saj.

Për autorin