OSHC të në Vlorë analizojnë pikat e forta dhe të dobëta të sektorit dhe dalin me një listë prioritetesh për tu adresuar nga Bashkia
Hapja e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërine Civile në Vlorë u mireprit nga shoqëria civile e qytetit. Ata treguan vleresimin e tyre ne takimin e pare që u organizua (me 28 qershor) me ta me qëllim për ti nxitur të rrisin aktivizminm qytetar ne rrjetet ekzistuese apo të reja përmes nismave dhe aksioneve të përbashketa. OSHC-të diskutuan për pikat e dobeta dhe të forta të shoqërise civile ne qytet.
Midis pikave të dobëta ata ranë dakort se ka një bashkëpunim të mirë midis OJFve aktive, rrjetëzime tematike dhe nisma të përbashketa nga e shkuara kryesisht të lidhura me të drejtat e grave dhe antitrafikimin. Pak OJF ofrojnë edhe shërbime për kategoritë në nevojë të cilat nuk ofrohen nga shteti. OJF aktive janë prezentë në komunitet dhe i njohin shume mirë çështjet problematike dhe grupet e synuara me të cilat punojnë. OJF e vjetra dhe aktive kanë një bashkëpunim shumë të mirë me Bashkinë Vlorë dhe institucionet e tjera. Vullnetarizmi është po ashtu një pike e fortë për shume OJF të cilat në kushtet kur nuk kanë financime përmes vullnetarëve realizojnë aktivitete me impakt në komunitet. Ka organizata që veprojnë në Vlorë prej gati 20 vjetësh. Grupi i Dialogut Social i krijuar më 2019 është një tjetër rrjetëzim i OJF-ve që do të advokojë për çështjet sociale më prioritare për tu adresuar nga Bashkia.
Pjesëmarresit gjithashtu identifikuan edhe pikat e dobëta të OJF-ve që veprojnë në Vlorë. Ata ranë dakort se OJF e reja janë të dobëta dhe ndihen të lëna menjanë. Ato shprehën dëshirën për tu bërë pjesë e rrjetëzimeve ekzistuese. Organizatat e reja kane kapacitete të ulëta për ngritje fondesh dhe për shkrimin e projekt propozimeve. Ka organizata të cilat nuk kanë pavaresi nga qendrat e tyre në Tiranë dhe nuk mund të aplikojnë direkt. Po ashtu organizatat e vogla ndiejnë se u ka munguar mbeshtetja nga pushteti vendor dhe nga media për promovimin e aktiviteteve të tyre. Ka pasur disa përpjekje të përbashkëta advokacie nga organizatat në Vlorë por ato duhet të jenë më të përfshira me jetën dhe shqetësimet e qytetit. Po ashtu Bashkia Vlorë ka nevoje të bëjë nje hartëzim të OJF-ve dhe fushës së veprimtarisë së tyre.
OSHC-të kanë diskutuar edhe për nisma të përbashkëta advokacie në Vlorë me qëllim që të sjellin ndryshime pozitive dhe për ta bërë me të dukshme rolin e sektorit. Midis çështjeve të diskutuara u fol për reduktimin e përdorimit të qeskave dhe materialeve plastike dhe zëvendesimin e tyre me trasta shumëpërdorimshme prej rrobe. U diskutua mbi nevojën për të monitoruar dhe për të referuar tek Bashkia përdorimin e paligjshem të hapësirave publike të plazheve private duke mos lejuar që 20% e plazhit të jetë falas për përdorim nga publiku sipas ligjit. OSHC që punojnë për të drejtat e grave kërkuan të advokojnë së bashku për të rritur buxhetin e bashkisë për qeratë sociale për kategoritë në nevojë.
Rrjeti i OSHCve të Vlorës në takimin e tyre të dytë ka diskutuar për problematikat sociale të qytetit dhe ka votuar për ato me prioritare për tu adresuar nga buxheti i Bashkisë për vitin 2020. Pesë çështjet kryesore të identifikuara janë: të rritet buxheti për qeratë sociale, të rritet koha e ndenjes në kopësht dhe çerdhe e fëmijëve, për të përmbushur nevojen që gratë në nevojë kanë për të punuar ne sektorin e fasonerisë, të respektohet ligjin 18/2017 për rritjen e numrit të oficereve të mbrojtjes së fëmijeve sipas numrit të fëmijeve që ka çdo bashki, të organizohen aktivitete argëtuese me fëmijët me paaftësi në Qendrën e Zhvillimit si dhe në Qendrën Komunitare. Një letër zyrtare u përgatit dhe u dërgua me të gjitha këto nevoja në emër të rrjetit tek kryetari i Bashkisë si dhe këshilli Bashkiak Vlorë për tu marrë në konsideratë.