Besojmë tek policimi për një jetë më të sigurtë
Policimi në komunitet ka qenë prezent në Shqipëri për një kohë të gjatë përmes bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës Suedeze në Shqipëri dhe Policisë së Shtetit Shqiptar.
Nga ana tjetër ambasada ka aplikuar skemën e dhënies së granteve për organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë krijuar mundësitë që publiku i gjerë të krijojë një koncept mbi policimin në komunitet si dhe të rrënjosë tek komuniteti besimin e ndërsjelltë ndërmjet forcave të policisë dhe anëtarëve të komunitetit.
Historia jonë flet për nxënësit e komunitetit në shkollat e mesme të cilat janë pjesë e implementimit të projektit. Gjatë periudhës së raportimit ne jemi takuar me nxënës të dy shkollave të mesme në fshatrat e bashkisë së Lezhës. Gjatë sesioneve të informimit ata u përfshinë përmes dëgjimit aktiv rreth fenomenit të policimit në komunitet dhe filozofisë së tij. Interesi i tyre u shtua gjatë takimit kur punonjës të policisë së shtetit ndanë eksperiencat e tyre me ta. Nxënësve ju ofrua informacion i plotë lidhur me mënyrën se si funksionon policimi në komunitet dhe ku të drejtohen për të marrë ndihmë në rastet e dhunës në familje apo dhe formave të tjera të dhunës. Ata gjithashtu mësuan rreth mënyrës së funksionimit të mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës në familje apo dhe formave të tjera të dhunës tek institucionet e duhura dhe rrjetit të organizatave të shoqërisë civile.
Gjatë prezantimit të aktiviteteve të projektit ne gjithashtu ftuam nxënësit të bëhen pjesë e nje inskenimi të një skene dhune në familje që do të angazhojë të rinjtë në mënyrë aktive. Paprtimas ne pamë dhjetëra duar të ngrihen në shenjë vullentarizmi për pjesëmarrje në këtë aktivitet. Natyrisht që do të kemi shumë punë në përzgjedhjen e tyre tani…
Historia vazhdon …..