Shkolla verore mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës
Në datat 30, 31 Maj dhe 1 Qershor u organizua në Vlorë, ne ambientet e hotel Diamond Hill, shkolla treditore me temë: “Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës per një Jete premtuese”, me pjesëmarrjen e 20 të rinjve që i përkasin popullatave kyçe dhe të rinj të shtresave në nevojë Përdorimi i metodave ndërvepruese, me pjesëmarrje iu mundësoi të rinjve edukim/informim për të shmangur përfshirjen në sjellje të rrezikshme, për të patur akses në edukimin seksual gjithëpërfshirës dhe shërbimet miqësore për të rinjtë për një shëndet më të mirë dhe jetë më të lumtur.
Një nga shtyllat e aktivitetit ishte edhe ndërtimi i aftësive planifikuese të jetës tek pjesëmarrësit. Kjo u realizua duke përdorur praktikën, krahas teorisë duke përfshirë pjesëmarrësit në grupe të vogla pune; diskutim të rasteve studimore; lojë me role etj. 20 të rinj përmes kësaj shkolle janë fuqizuar të marrin vendimet e duhura për jetën e tyre si: regjistrimi në shkollë; shmangia e martesës së hershme; sigurimi i mbështetjes për arsimim; mbrojta nga shtatzënitë e paqellimshme, infeksionet seksualisht të transmetueshmë dhe HIVAIDS; shmangia e përdorimit të drogës apo alkolit etj.