Takimi i mekanizmave te referimit, Vlore 25.07.2025
Takimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit 📍Vlorë (MKR) beri bashkë aktorët lokale si koordinatori vendor i dhunës në familje, përfaqësues të bashkisë, policisë, arsimit, shëndetësisë, komunitetit fetar dhe UNFPA.
Diskutimet u përqendruan tek sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e shërbimeve ndaj viktimave të dhunës, si dhe në nevojat për ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të MKR.
U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, trajnimit praktik për zbatimin e procedurave standarde, forcimit të mbështetjes psikosociale dhe ndërgjegjësimit komunitar për raportimin e dhunës.
Takimi konfirmoi përkushtimin për të forcuar rolin e MKR si një mekanizëm kyç në mbrojtjen dhe riintegrimin e grave dhe fëmijëve të prekur nga dhuna.
Ky aktivitet realizohet nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, QSHPZH, në kuadër të Programit “Reduktimi i Dhunës me Bazë Gjinore dhe praktikave të dëmshme përmes Qeverisjes së Përgjigjshme Gjinore” i financuar nga Qeveria e Italisë dhe i zbatuar nga UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare”.
#CoordInActionGBV
#NoToGBV #ZeroGBV



