“Hackathon”, projekt i ri i për të rinjtë nga QSHPZH
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH – ACPD) me mbështetjen e Tirana European Youth Capital ‘22, Kongresit Rinor Kombëtar, dhe Bashkisë së Tiranës ka zhvilluar sot trajnimin e parë dy-ditor online. Ky trajnim u mentorua nga ekspertë italianë, Andrea Alfieri, Alberto Giusti, Alberto Briatico, Giulia Sironi, dhe Livia Caruso, ku u gërshetuan sesione informuese e akademike që do të jenë të dobishme për të rinjtë, për të mësuar një metodologji të punës dhe për të krijuar paketën e mjeteve që u lejon të strukturojnë projekt-idenë.
Qëllimi i këtij projekti është të sjellë startupe të rinj të suksesshëm italianë për të takuar dhe trajnuar të rinj shqiptarë që janë të interesuar të zhvillojnë startup në të ardhmen, duke arritur kështu të tërheqin investime vendase dhe ndërkombëtare.
Kursi i trajnimit do të bazohet në qasjen e të menduarit kritik, për të mësuar teknikat e projektimit dhe prodhimit të produkteve dhe shërbimeve, si dhe për të thelluar njohuritë për planin e biznesit dhe hartimin e tij.
Faza e fundit, Hackathone, do të mbyllet me prezantimin e hapave të prodhuara nga të rinjtë, të cilat do të vlerësohen nga një juri pedagogësh dhe biznesmenë të suksesshëm të përzgjedhur nga Tirana dhe Torino. Duke punuar në një ekip, të rinjve do t’u kërkohet të strukturojnë idenë e tyre të biznesit sipas metodologjisë që kanë mësuar. Projekti kryesor i Hackathon është “përgatitja e nisjes së Guilds42 në Shqipëri’’, te quajtur Albania42.
Guilds42 është një platformë e të mësuarit falas që u bën të mundur të rinjtë të përgatisin një karrierë në Digital. Kjo platformë synon të krijojë mundësi në botën dixhitale duke i lejuar njerëzit të abonohen dhe të kenë akses falas në qindra Shtigje Mësimore (certifikimi dhe kurse) të ofruara nga disa prej kompanive dixhitale më të rëndësishme në botë (Google, Facebook, Hubspot , SAP, Salesforce etj).
Kriteret e vlerësimit të çdo grupi:
- Numri i certifikimit të përfunduar (kumulativ për grup) tek platforma Guilds24 – 40%
- Cilësia e punës së zhvilluar – 30%
- Aftësia e prezantimit – 30%
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana #EYC2022 #bashkiatirane