QSHPZH DHE MOSHIMI AKTIV – MIPAA+20 ROMË
Në datat 16-17 qershor 2022 u mbajt në Romë të Italisë Konferenca Ministrore e UNECE për Moshimin 2022. Konferenca përfundoi ciklin e katërt të rishikimit dhe vlerësimit (2018-2022) dhe shënoi 20 vjetorin e miratimit të Planit Ndërkombëtar të Veprimit të Madridit për Moshimin dhe Strategjinë Rajonale të Zbatimit (MIPAA/RIS).
Tema e Konferencës ishte “Bashkimi i Forcave për Solidaritet dhe Mundësi të Barabarta gjatë gjithë jetës”. Në panelet e konferencës kjo temë u trajtua përmes objektivit të:
- Promovimit të moshimit aktiv dhe të shëndetshëm gjatë gjithë jetës
- Sigurimit të aksesit në kujdesin dhe mbështetjen afatgjatë për kujdestarët dhe familjet
- Përfshirjen e moshimit për të bërë të mundur një shoqëri për të gjitha moshat.
Më 15 qershor 2022 u mbajt një forum i përbashkët i shoqërisë civile dhe kërkimit shkencor i titulluar “Një jetë e realizuar dhe e jetuar – Një përpjekje e përbashkët e shoqërisë civile dhe kërkimit në politikëbërje” ku u mblodhën përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetit të hulumtimit nga i gjithë rajoni i UNECE. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) u përfaqësua nga Drejtoresha Ekzekutive e saj, Znj. Elona Gjebrea Hoxha. ACPD ka punuar për promovimin e moshimit aktiv dhe të shëndetshëm si dhe në ofrimin/sigurimin e aksesit në kujdesin afatgjatë për të moshuarit, që nga krijimi i kësaj qendre në janar 1993. Në këtë konferencë u prezantua në mënyrë dinjitoze edhe posteri i delegacionit zyrtar që përfaqësoi Shqipërinë në MIPAA+20. Delegacioni përbëhej nga Zv Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ekspertë e profesionistë të moshimit. ACPD është krenare për përzgjedhjen e posterit “Krijimi i një modeli të kujdesit të integruar shëndetësor dhe social për të moshuarit gjatë Covid-19 në Shqipëri” ku ACPD ishte një nga kontribuuesit, me mbështetjen e UNFPA, e cila përfaqësohej në këtë konferencë nga drejtorja për Shqipërinë, Dr. Manuela Bello.
Konferenca Ministrore për Plakjen u organizua nga UNECE në bashkëpunim me Grupin e Përhershëm të Punës për Moshimin e UNECE dhe Qeverinë Italiane.