Çfarë është më vështirë , kur të thotë mjeku: “Zonjë ju keni edhe pak vite jetë” apo thjesht të bësh një vizitë?
10 Qershor, 2020 Komentet te Çfarë është më vështirë , kur të thotë mjeku: “Zonjë ju keni edhe pak vite jetë” apo thjesht të bësh një vizitë? Janë të Mbyllura Blogu,Publikime,Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat ACPD

Eliana është nënë e tre femijve, ajo jeton në Vlorë, një qytet në jug të Shqipërisë. Në familjen e tyre punon vetëm bashkëshorti i saj. Ajo është e ndërgjegjshme se gjendja ekonomike e saj është një pengesë për tu kujdesur më shumë për shëndetin. Shumica e trajtimeve referohen në kryeqytet, në Tiranë, ose në klinika private, të gjitha këto janë kosto që ajo nuk mund t’i perballojë.

Kur mësoi se tek Qendra Aulona ofrohej Pap testi falas erdhi menjëherë. “Unë gjithmonë i admiroj gratë që kujdesen për shëndetin e tyre. Të kujdesesh për vete është shumë e rëndësishme për mirëqenien e familjes, të fëmijve dhe të afërmve. Por në zonën tonë është e vështirë të marrësh shërbimin e duhur, vecanërisht për shëndetin riprodhues” thotë ajo.

Eliana bëri Pap testin e parë në vitin 2012 dhe rezultati i doli negativ. Mjekja e informoi se ajo duhet të vinte përsëri për testin tjetër pas 3 vitesh. Më 2015 ajo erdhi përsëri tek Qendra, e bindur se rezultati do të mbetej negativ, por ishte e kundërta. “Unë mbaj mend sesi mjekja nënvizoi me të kuqe emrin tim. Ajo më tha të shkoja në Tiranë për trajtime të metejshme, sepse në Vlorë nuk i kishin të gjitha pajisjet dhe personelin e duhur”. Inkurajimi nga stafi i Qendrës Aulona e ndihmoi Elianën të vendoste për hapin tjeter. “ndërsa merrja vendimin të shkoja në Tiranë, më dilte para syve emri im i nënvizuar me laps të kuq, gjë që ishte një shenjë alarmi. Kështu që shkova në Tiranë dhe bëra operacionin më 2016. Sot unë ndihem shumë mirë dhe jam totalisht e pastruar nga çdo gjurmë e kancerit”

Eksperienca e saj pranë Qendrë s Aulona e bëri Elianën një  aktiviste të  flaktë  të  shëndetit riprodhues të  gruas. “Cdo i afërm në familjen time e njeh rastin tim. Unë i inkurajoj gratë  të  bëjnë Pap testit edhe pse ato nuk kanë asnjë  shqetësim. Disa prej tyre kanë turp, sepse mendojnë se nëse nuk kanë asnjë  problem, pse duhet të  ekspozosh pjesët intime të  trupit tek mjekja? Unë i sfidoj ato duke i pyetur: Çfarë  është më  vështirë , kur të  thotë  mjeku, “Zonjë  ju keni edhe pak vite jetë  apo thjesht të  bësh një  vizitë ? “Ato tani më  dëgjojnë me shumë  sepse e shikojnë që  jam shëruar.

Duke qenë një  aktiviste e Qendrës “Aulona” , Eliana së  fundmi është ndërgjegjësuar edhe për metodën VIA të  diagnostikimit me Acid Acetik dhe është entuziaste për këtë . “Gjëja më  e mrekullueshme për këtë  metodë (VIA) është se ty nuk të  duhet të  presësh në ankth 3 javë  për përgjigjen. Unë mbaj mend sesi prisja për pergjigjen e dytë  të  Pap testit me sytë  ngulur në ekranin e telefonit. Pse nuk po më  telefonojnë? Mos më  ka dal keq? VIA e shmang këtë  pjesë , sepse ti mund ta fillosh mjekimin menjëherë . “

Eliana ka besim tek njohuritë  e saj për shëndetin riprodhues. Për shkak të  eksperiencës së  saj ajo mund të  flasë  hapur me vajzën e saj 20 vjecare, duke e kujtuar atë  për rëndësinë e kontrollit të  rregullt. “ Sëmundja nuk të  pyet nëse je i pasur apo i varfer. Unë mund ta kisha vënë jetën time në rrezik, por ndërhyrja në kohën e duhur,  të  shpëton jetën.”

Për autorin