A e dini se mitet rreth ndërprerjes së shtatzënisë që mbartin të rinjtë/rejat kanë ndikim në një grup të madh të tyre?
Tema e abortit mungon në pjesën më të madhe të programeve të edukimit seksual gjithëpërfshirës, madje edhe në vendet ku aborti është i ligjshëm. Kjo i bën të rintë më pak të aftë për të shmangur rreziqet e abortit të pasigurt, për të bërë zgjedhje plotësisht të informuara dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për abort të ligjshëm.
Është thelbësore që të rinjtë të kenë informacione rreth ndërprerjes së shtatzënisë, të kuptojnë ligjet në kontekstin e tyre dhe të dinë se si të përdorin shërbime të sigurta.
Përgjatë dy ditëve, në kuadrin e projektit YATAS (Aktivizmi Rinor për të zvogëluar Stigmën ndaj Abortit), në qendrën tonë “Po” biseduam rreth stigmës ndaj abortit dhe trajnuam vullnetarë të rinj se si të zvogëlojnë këtë stigmën në komunitetin e tyre.
Në përfundim të rinjtë zgjodhën tullumbacet si një mjet për të ndarë mesazhet e tyre rreth stigmës ndaj abortit.