Fushatë ndërgjegjësuese “ Komunikimi i vlerave tona sipas Kornizës sës së re të Ligjërimit në Shëndetin dhe të Drejtat Riprodhuese”
10 Qershor, 2020 Komentet te Fushatë ndërgjegjësuese “ Komunikimi i vlerave tona sipas Kornizës sës së re të Ligjërimit në Shëndetin dhe të Drejtat Riprodhuese” Janë të Mbyllura Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat ACPD

Në datën 3 Maj, në qytetin e Elbasanit u zhvillua fushata ndërgjegjësuese “Komunikimi i vlerave tona sipas Kornizës së re të Ligjërimit në Shëndetin dhe të Drejtat Riprodhuese”, me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Infermierisë, përfaqësues nga organizatat lokale, Drejtoria e Shëndetit Publik, përfaqësues të Qendrave Shëndetësore, pjesëmarrjen e 60-70 anëtarëve të komunitetit dhe pjesëmarrjen e 15 anëtarëve të komunitetit Romë dhe Egjiptian dhe 15 anëtarëve të zonave rurale. Qëllimi i fushatës ishte forcimi i njohurive për një komunikim efektiv dhe ndikimi në vlerat dhe etikën e punës lidhur me Shëndetin Riprodhues duke u fokusuar në Edukimin Seksual, Abortin dhe Kontracepsionin.
Disa nga mesazhet e përdorura ishin:
• Gratë e lira nga riprodhimi i detyruar (Akses i barabartë në të gjitha metodat e abortit të sigurtë)
• Mbrojtja e të drejtës për një jetë të lirë nga detyrimi, kërcënimi, shfrytëzimi dhe dhuna seksuale
• Nëse nuk ka kujdes kontraceptiv, askush nuk është i lirë të jetojë një jetë të pasur dhe të lirë riprodhuese
• Fuqizimi i komunitetit nëpërmjet njohurive për një jetë emocionale seksuale të lirë dhe të sigurtë, dhe mbrojtja e tyre nga dëmi emocional seksual dhe detyrimi.
Këto mesazhe u pritën pozitivisht nga pjesëmarrësit. Burrat dhe gratë u shprehën se këto mesazhe janë kuptimplota dhe prekin aspektet kryesore të shëndetit dhe të drejtave riprodhuese. Gjithashtu, këto mesazhe u ndanë dhe me kalimtarët, të cilët u pyetën për mendimet e tyre. Gratë dhe vajzat e reja mirëpritën dhe mbështetën mesazhet dhe fushatën dhe ligjërimi i ri i përdorur në mesazhe i cilësuar si shumë efektiv u mirëprit si nga pjesëmarrësit ashtu edhe nga kalimtarët.

Për autorin