Takimi përmbyllës për prezantimin e gjetjeve të studimit “Evidencat e ndikimit të Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës tek aftësimi i të rinjve për të mbrojtur veten nga dhuna me bazë gjinore” dhe lancimin e platformës “Të Sigurt nga Dhuna me bazë Gjinore dhe Seksuale”
6 Korrik, 2021 Komentet te Takimi përmbyllës për prezantimin e gjetjeve të studimit “Evidencat e ndikimit të Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës tek aftësimi i të rinjve për të mbrojtur veten nga dhuna me bazë gjinore” dhe lancimin e platformës “Të Sigurt nga Dhuna me bazë Gjinore dhe Seksuale” Janë të Mbyllura Platforma,Te rejat ACPD

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZh) me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Plantifikimit Familjar (IPPF) dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rininsë (MASR) ka zbatuar projektin Edukimi seksual gjithëpërfshirës për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të barabartë gjinore”

Në përfundim të projektit, në datën 29 Qershor 2021, në ambinetet e Hotel Rogner, Tiranë dhe online nëpërmjet platformës ZOOM, QShPZh zhvilloi takimin përmbyllës për prezantimin e gjetjeve të studimit “Evidencat e ndikimit të Edukimit Seksual Gjithpërfshirës tek aftësimi i të rinjve për të mbrojtur veten nga dhuna me bazë gjinore”, të kryer me nxënësit e gjimnazit Mylsym Keta. Në takimin përmbyllës me pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve të MASR; Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA); drejtues dhe mësues të gjimnazit; përfaqësues të organizata partnere; ekspertë dhe mjekë gjinekolog u prezantuan gjetjet dhe u lancua platforma “Të Sigurtë nga Dhuna me bazë Gjinore dhe Seksuale”, si arritjet madhore në kuadër të këtij projekti.

Disa nga gjetjet dhe rekomandimet e studimit të ndërthurura më rekomandimet gjatë diskutimit të pjesëmarrësve janë:

  • Edukimi seksual është thelbësor për të parandaluar dhe luftuar dhunën seksuale. Adoleshentët shqetësohen në nivele të larta në lidhje me dhunën seksuale dhe fizike, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, diskriminimin pabarazinë gjinore si dhe ngacmimet seksuale në mjedisin shkollor, që nga ana tjetër ndikojnë në mirëqenien e tyre të përgjithshme dhe duhen adresuar.
  • Edukimi gjithëpërfshirës seksual mund të kontribuojë në luftimin e homofobisë në shkollë dhe më gjerë, për të ndryshuar mentalitetin dhe për të krijuar një mjedis mësimor më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë.
  • Edukimi seksual nuk duhet të kufizohet vetëm tek të rinjtë në shkollë, por duhet të përqendrohet te të rinjtë nga grupet e cënueshme. Organizatat e shoqërisë civile mund të luajnë një rol të rëndësishëm në sjelljen e edukimit seksual tek të rinjtë ose tek grupet e cënueshme.
  • Integrimi i trajnimit mbi edukimin seksual në programet e rregullta të trajnimit të mësuesve, është një mënyrë efektive për të siguruar që të gjithë mësuesit të jenë të përgatitur në mënyrë adekuate. Mësimdhënia efektive dhe metodologjitë e duhura të mësimdhënies janë kritike për edukimin seksual dhe suksesin e DhBGjS dhe të gjithë mësuesit e përfshirë kërkojnë materiale të përshtatshme trajnimi dhe mësimore.

Krahas studimit, u lançua platforma “Të Sigurtë nga Dhuna me bazë Gjinore dhe Seksuale”, e cila konsiston në 6 module me informacion rreth edukimit seksual gjithpërfshirës dhe dhunës me bazë gjinore seksuale. Secili nga modulet përmban infromacion teorik të kombinuar me ushtrime praktike, për tu plotësuar nga të rinjtë, të cilët pajisen në fund me një çertifikatë pjesëmarrje. Kjo platfromë edhe pse është ende pilot u prit mjaft mirë nga pjesëmarrësit dhe u kosniderua i vlefshëm për të pajisur të rinjë me informacione shtesë rreth këtyre temave.

           

Për autorin