Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në veshtiresi social-ekonomike” YEEP Vlora
Në përmbyllje të vitit të parë të implementimin të projektit “Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në veshtiresi social-ekonomike” YEEP Vlora, u mbajt tryez e rrumbullakët me të gjith aktorët dhe bashkëpunëtorët tanë përgjatë zbatimit të deritanishëm të ketij projektit.
Tryeza kishte si tematik: “Integrimi social-ekonomik i të rinjve vulnerabël”, ku u ndan rekomandimet e dal nga konsultimet me të rinjtë. Të pranishmit ndan rolin e deritanishëm të secilit në ofrimin e shërbimeve drejtuar të rinjve, eksperiancat e tyre me këtë grup mosh dhe sfidat përkatëse.
Gjithashtu pjesemarësit u ndalën tek ato pika që nevojiten të përmirësohen si nga ana e institucioneve si ofruesit kryesor të shërbimeve për të rinjt por edhe nga ana e aktorëve të tjere të rëndësishëm. Një nga rekomandimet e dala nga kjo tryez është; Shtimi i shërbimeve me në fokus rininë dhe bashkërendimi nga ana e Njësis së Vlerësimit të Nevojave dhe referimit panë Bashkise Vlorë në referimin e të rinjve në proçese dhe shërbimet të domosdoshme për ta, sa herë që të jetë e nevojshme, deri në integrimin e plotë të tyre.