Forumi “Djem dhe Burra që Frymëzojnë – II
Në 2019, i bëmë vetës një pyetje “A ka djem dhe burra që Frymëzojnë?”
Burra dhe djem, modele të angazhimit në përpjekjet për të zvogëluar pabarazitë gjinore në të gjitha fushat, si edhe për të zvogëluar dhunën në familje dhe atë me bazë gjinore, u mblodhën në forumin “Djemtë dhe Burra që Frymëzojnë – II” dhe përcollën mesazhe të vyera të koordinimit të përbashkët në këtë kauzë mbarë botërorë.
Viti i dytë i këtij forumi na gjeti më të pjekur, më të frymëzuar dhe më të ndërgjegjshëm se tashmë po futemi në një moment kritik për arritjen e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore si dhe dhunës seksuale me angazhimin e djemve dhe burrave anembanë Shqipërisë duke u përballur me pandeminë e Covid-19. Ashtu siç është menduar që në krijimin e këtij forumit, ne mblodhëm së bashku 8 djem dhe burra nga fusha të ndryshme duke përfshirë pushtetin Vendor, përfaqësues nga komunitet fetare, përfaqësues nga shoqatat që punojmë dhe mbrojnë të drejtat Komunitetit LGBTI, përfaqësues nga shoqatat që punojnë dhe mbrojnë të drejtat e Komunitetit Rom, sipërmarrës të rinj, përfaqësues nga media, ekspertë në angazhimin e djemve dhe burrave si dhe një djalë të ri, outreach pranë Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin. Këta nuk janë të njohur në media apo figura publike, por ata punojnë në hije dhe janë “heronj të heshtur” në luftën për arritjen e barazisë gjinore, për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës seksuale si dhe promovimin e të drejtave të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues.
Në fjalën e saj hapëse, Drejtoria Ekzekutive e QSHPZh-së, Znj. Hylviu, theksoi ndikimin e COVID-19 mbi çështjet e barazisë gjinore dhe vuri ne dukje rëndësinë e bashkëpunimit shumë sektorial për parandalimin e dhunës më bazë gjinore, dhunës seksuale si dhe rritjen e angazhimit të djemve dhe burrave, veçanërisht në momentin në të cilin ndodhemi dhe po përballemi.
Nga ana tjetër Z. Vladimir Thano, gazetar dhe aktivist i shoqërisë civile vuri në dukje rëndësinë që ka media në përçimin e mesazheve dhe opinioneve të cilat kanë ndikim të madh veçanërisht tek të rinjtë, të cilët gjithmonë e më shumë janë të ndikuar nga mediat sociale dhe tradicionale. Gjithashtu forcimin e bashkëpunimit me të rinjtë “kampionë” , të cilët shihen nga të rinjtë dhe të rejat si modele për t’u ndjekur.
Arbi Basho, përfaqësues i Bashkisë Pogradec, ritheksoi pasojat dhe vështirësitë e shkaktuara nga COVID19 dhe se si ka ndikuar në rritjen e dhunës në familje. Z. Basho, theksoi nevojën e ngritjes së qendrave lokale për trajtimin e viktimave të dhunës në familje, por dhe mënyra për të trajtuar dhunuesit. Z. Basho vuri theksin në forcimin e mekanizmit të referimit të dhunës më bazë gjinore.
Një ndër risitë e këtij forumi ishte pjesëmarrja e drejtueseve të Komuniteteve Fetare. Ky është një moment i rëndësishëm për angazhimin në luftën ndaj dhunës më bazë gjinore dhe seksualë.
Eduard Hoxha, përfaqësues i Kishës së Krishtit, Vlorë citoi “Dhuna nuk lë vetëm shenja të jashtme, fizike. Dhuna lë shenja të dukshme, të padukshme dhe shenja që nuk largohen kurrë. Dhuna promovon dhunë. Edukimi në familje që u mëson fëmijëve sjelljet pozitive, që respektojnë tjetrin dhe dinjitetin e tij është hapi i parë për të edukuar djemtë e rinj. Komunitetet fetare kanë një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e komunitetit dhe në ofrimin e modeleve pozitive pasi janë udhëheqës shpirtërorë” Z. Hoxha në fjalimin e tij theksoi që ai do të angazhohet personalisht për të përhapur mesazhin e këtij forumi dhe për të angazhuar pjesëtarë të tjerë të komuniteteve fetare në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Z. Andi Rabiaj, Projekt Koordinator pranë QSHPZH-së vuri theksin në punën ndër vite të qendrës duke vënë në fokus të rinjtë dhe të rejat dhe veçanërisht fuqizimin dhe angazhimin e tyre si Edukatorë Bashkëmoshatar, një përqasje shumë jo-formale me të rinjtë, e cila po përqafohet gjithmonë edhe më shumë për angazhimin e djemve dhe burrave.
Në përfundim të këtij forumi, pjesëmarrësit dhe panelistët ofruan dy rekomandime kryesore:
- Forumi “Djemtë dhe Burrat që Frymëzojnë-II” është një moment i rëndësishëm në Shoqërinë Shqiptare, i cili promovon barazinë gjinore dhe adresimin e të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues, dhe si i tillë duhet të vazhdojë të organizohet
- Forcimi i mekanizmit të referimit në nivel lokal dhe qendror si dhe rritja e ndërgjegjësimit të komuniteteve për format e dhunës, pasojat e saj si dhe angazhimi i djemve dhe burrave.
Gjatë forumit , u përdor dialogut i strukturuar dhe përqasja për transformim gjinor.
Shënim: Ky aktivitet u organizua nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe mbështetet nga UNFPA Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNFPA, UNDP dhe UN Women në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë
Për të gjithë të interesuarit forumin e plotë mund ta ndiqni në: https://fb.watch/2mYpd2Xtfa/