Finalizon trajnimin 12-ditor, grupi i parë i të rinjve përfitues
Gjatë këtij trajnimi përmbajtja e dy moduleve “Aftësitë-Baze-Jetësore” dhe “Punësueshmëria” u përçua nëpërmjet aktiviteteve, ushtrimeve, të ftuarve , role play, që i mbajtën pjesëmarrësit tërësisht të angazhuar.
Modulet kanë përmbajtje të aplikueshme në jetën e gjithsecilit dhe janë ideuar që të asistojë në identifikimin e interesave, motivimit të brendshëm, aftësive dhe përgjegjësive. Fokusi është tek zhvillimi personal dhe fuqizimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje më atë që mund të jetë një punësim i denjë apo jo, nëpërmjet vëzhgimit të rregullave dhe kërkesave të vendeve të punës, si dhe njohjes më të drejtat/detyrimet, praktimit për intervista pune etc.
Trajnimet u realizuan në kuadër të zbatimit të projektit 2 vjecar : “Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike” YEEP VLORA, financuar nga Ministria Federale Gjermane per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe zbatuar nga SOS Fshatrat e Femijeve Shqipëri ne bashkëpunim me ACPD-në.