Zyra Rajonale Vlorë e Qendrës Burimore për Shoqërine Civile mbështet Forumin e Pavarur të Grave të Orikumit në një iniciativë advokimi lidhur me kopshtin e fëmijëve në Orikum
Që prej janarit 2019, Partnerët Shqipëri në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri (EMA) po zbatojnë projektin për Qendrën Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian. Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile është një platformë mbështetëse për shoqërinë civile në nivel lokal dhe kombëtar në mbështetje të fuqizimit të kapaciteteve të saj, dialogut të politikave dhe përpjekjeve advokuese për një mjedis mundësues.
Për një mbulim sa më të gjerë territorial në nivel kombëtar në ofrimin e shërbimeve dhe me aktiviteteve të Qendrës Kombëtare Burimore janë ngritur edhe dy zyra rajonale burimore në Shkodër dhe Vlorë të cilat koordinohen me zyrën qendrorë në Tiranë.
Në Vlorë, Zyra e NRC është vendosur pranë Qendrës Aulona, e cila punon intensivisht me organizatat e shoqërisë civile në Vlorë dhe në gjithë rajonin e jugut, për koordinimin e aktiviteteve në këtë rajon, ofrimin e informacionit dhe shërbimeve për OSHCtë dhe grupet e aktivistëve, për lehtësim të proceseve të ndryshme dhe të diskutimeve që kënë në qendër organizata të shoqërisë civile apo iniciohen prej tyre e që adresojnë shqetësime të komunitetit apo grupeve të interesit.
Në takimin e datës 24 Janar 2020, të lehtesuar nga Zyra Rajonale Vlorë e Qendrës Kombëtare Burimore per Shoqërinë Civile, me gra dhe vajza te Forumit te Pavarur i Grave të Orikumit (një grupim informal i krijuar më vitin 2012 nga Qendra Aulona), është diskutuar mbi nevojat prioritare të grave dhe vajzave të zonvs. Midis tyre është diskutuar gjithashtu mbi domosdoshmerinë që kopshti i fëmijëve të Orikumit të kthehet në një kopsht me drekë. Kopshti i fëmijve të Orikumit ka qenë kopësht me drekë para viteve ‘90. Aktualisht janë të rregjistruar 87 femijë dhe ka hapësirën e përshtatshme për tu kthyer në kopësht me dreke, (hapësira e ambienteve të brendshme është 320 m2 dhe së bashku me pjesën e oborrit rreth 720 m2).
Ekzistenca e kopshtit me drekë do tu japë mundësinë nënave të reja të punësohen dhe të sigurojnë të ardhura për familjen e tyre, do te jetë një mundësi më shumë për fuqizimin ekonomik të grave dhe familjeve të zones, sepse duke i pasur fëmijët në kopësht kanë më shumë mundësi për t’u punësuar me kohë të plotë, apo për t’u angazhuar në punë sezonale në sektorin e turizmit, në sektorin e fasonerisë, call center etj.
Iniciava është ndërmarrë nga Forumi i Pavarur i Grave të Orikumit, ndërkohë që Zyra Rajonale Vlorë e Qendrës Burimore, ka lehtësuar procesin pjesë e të cilit kanë qenë takime me grupin nismëtar për mbledhjen e firmave për peticionin, për hartimin e peticionit, sesione informimi lidhur me bazën ligjore ku mbështetet peticion (Ligji 139/2015 për vetqeverisjen vendore neni 8, neni 15, pika 1, neni 16 pika 1, neni 54 germa k, neni 19 pika 2) si dhe me rregulloren e re për paraqitjen edhe shqyrtimin e peticioneve dhe iniciativave qytetare (Neni 43, 45 pika 1, 2, neni 46 pika 1, a, b, si dhe neni 47) si dhe sesione informimi lidhur me procedurat dhe komuniket zyrtare për adresimin e problemit. Si rezultat janë mbledhur 50 firma të nënave që i kanë fëmijët aktualisht në kopshtin e Orikumit dhe duan që të kthehet në kopsht me drekë.
Si rezultat i nje pune dymujore, me datën 15 qershor peticioni i firmosur nga grupi nismëtar i parashtruesve së bashku me listën me emra dhe firma të nënave të interesuara http://vlora.gov.al/regjistri-i-brendshem-i-peticioneve-dhe-iniciativave-qytetare/ është dorëzuar në Këshillin Bashkiak dhe në Bashki dhe tashmë është hedhur në rregjistrin online të peticioneve të kësaj bashkie si procedura e parë për shqyrtim.