Mundësimi i Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës përmes platformave online në situatë pandemie COVID – 19
15 Qershor, 2020 Komentet te Mundësimi i Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës përmes platformave online në situatë pandemie COVID – 19 Janë të Mbyllura IPPF,Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat ACPD

Për shkak të situatës pandemike të COVID – 19, të gjitha shkollat në Shqipëri u mbyllën dhe pritet një vendim i dytë i Qeverisë për rihapjen e tyre. Megjithatë, përpos vështirësive dhe sfidave të shumta të hasura gjatë kësaj situate, të rinjtë dhe mësuesit vazhduan procesin mësimor përmes platformave online. Përgjatë gjithë kësaj situate, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin ka vazhduar të zbatojë programet dhe aktivitetet e projekteve të kanalizuara online pa ndërprerje.

Në kuadër të projektit “Mundësimi i Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës për të rinjtë në Shqipëri” stafi i QSHPZH në bashkëpunim me ekspertë të fushës ka zhvullar trajnime dy ditore më mësuesit e shkollave publike si dhe seminare me të rinjtë dukë përdorur platformën Zoom.

Megjithëse mësuesit dhë të rinjtë janë gjendur të papërgatitur përballë kësaj situate dhe kanë hasur vështirësi në përdorimin e platformave online, ata e kanë mirëpritur kërkesën e QSHPZH dhe kanë pranuar me kënaqësi të jenë pjesëmarrës në këto aktivitete.

Përgjatë zhvillimit të aktiviteteve u vu re interesi i lartë që kishin pjesëmarrësit në temat e trajtuara duk qenë aktivë në diskutim gjatë gjithë kohës si dhe shprehën interesin e tyre për të vazhduar angazhimin edhe në aktivitete të tjera.

Për autorin