Praktikat më të mira të ndjekura nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin gjatë pandemisë COVID -19
Në një situatë kur kriza pandemike COVID-19 ka përqendruar vëmendjen dhe punën në mbrojtjen e popullatës dhe përmbushjen e kërkesave të institucioneve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor për të adresuar pandemitë, shërbimet thelbësore riprodhuese për gratë dhe vajzat janë kufizuar në mënyrë të konsiderueshme. Kufizimet veçanërisht në kujdesin për abortin, pas abortit dhe kontracepsionit, jo vetëm që kanë një efekt të dëmshëm kryesisht në grupet në nevojë, por mbi të gjitha krijojnë rreziqe të panevojshme të ekspozimit ndaj COVID-19.
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) ka përshtatur deklaratën e Fëderatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar (IPPF) mbi qasjen e sigurtë dhe në kohë për kujdesin ndaj abortit përgjatë pandemisë COVID – 19 si dhe e ka shëprndarë këtë deklaratë me organizatat e shoqarisë civile që punojnë dhe mbështësin shëndetin riprodhues dhe të drejtat e grave dhe vajzave.
50 organizata të shoqarisë civile i janë bashkuar kësaj iniciative të ndërmarrë nga QSHPZH me qëllimin për t’i bërë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ndërmarrin hapa urgjente për të siguruar qasje në abortin e sigurtë përmes mundësit të abortit medical. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) gjithashtu ka vazhduar fushtatat online në median sociale në mbështetje të grave dhe vajzave që kërkojnë shërbime të shëndetit riprodhues dhe seksual, përfshirë abortin dhe kontracepsionin.
Së fundmi. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin është duke kryer një studim mbi situatën e Planifikimit Familjar dhe Shëndetit Riprodhues në Shqipëri. Ky studim do të shërbejë për të mbledhur të dhëna mbi situatën dhe qasjen në palnifikimin familjar në Shqipëri, meqënëse përdorimi i kontracepsionit ka rënë në mënyrë të konsiderueshme. (nga 11% në 2008- 4% në 2018). Raporti final do të përdoret për të kryer ndërhyrjet prgramatike në këto zona. Në këtë kontekst, shumë aktorë me rol udhëheqës janë të përfshirë.
Takime konsultative, përfshirë takimet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë planifikuar nga stafi i QSHPZH me qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë ata të miratojnë strategjitë dhe ndërhyrjet lidhur më planifikimin familjar për popullatën e targetuar, më focus qasjen, rritjen e fondit për strategjinë e kontracepsionit dhe stabilizimin e komitetit të Shëndetit Riprodhues dhe Seksual.