Suksesi në zbatimin e projektit për Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës
Në kuadër të projëktit “ Ofrimi i Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës (ESGJ) – Të rinjtë në Shqipëri fuqizohen për të përmbushur shëndetin, mirëqënien dhe dinjitetin e tyre”, mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar IPPF, QSHPZH ka zbatuar një sërë aktivitetesh me qëllim përmirësimin e shëndetit riprodhues dhe seksual dhe mirëqënien e të rinjve në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Lezhë dhe Durrës dukë iu përgjigjur nevojave të fëmijëve dhe të rinjve në shkollë dhe jashtë shkolle, fëmijëve dhe të rinjve që jetojnë në Insitucionet e Kujdesit Social si edhe të mbështetin shëndetin e tyre emocional, fizik, social dhe zhvillimin seksual; të forcojnë mbështjen/pranimin në nivel komunitar rreth edukimit seksual në mjediset formale dhe jo-formale përfshirë liderat e komunitetit, liderat fetar, prindërit, ofruesit e kujdesit shëndetësor, media etj.si dhe të sigurojmë udhëheqjen dhe angazhimet e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit në ofrimin e Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës (ESGJ) për të rinjtë në mjediset jo-formale.
Zbatimi i projektit ka sjellë ndryshime tepër të rëndësishme lidhur me aksesin në ESGJ të tilla si: trajnimi i profesionistëve të Kujdesit Social mbi manualin “Sistemi Flamur” ka treguar rritjen e numrit të të rinjve që kanë ndjekur sesionet me fokus mbi sjelljet e shëndetshme seksuale dhe sjeljet e papranueshme seksuale te fëmijët dhe të rinjtë; Blogu për Adoleshentët mbi Edukimin Seksual ka arritur (2000 vizitor) të rinj nga Popullata Kyçe dhe të rinj nga qendrat e kujdesit social përmes edukimit, njohurive, vlerave dhe aftësive të nevojitura për ti mbrojtur ata nga IST, përfshirë HIV, të bëjnë zgjedhje të informuara, si dhe të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe të respektueshme; Përdorimi i medias sociale përmes shpërndarjes së mesazheve mbi ESGJ ka rritur numrin e ndjekësve në faqen tonë të facebook me 30%; Marrëveshjet e bashkëpunimit me drejtuesit e shkollave të zonave rurale të papaërfshira më parë kanë lehtësuar proçesin për të mundësuar dhe ofruar ESGJ dhe kanë rritur numrin numrin e mësuesve dhe të rinjve me njohuri dhe aftësim.
Projekti ka treguar sukses të nivelit të lartë duke arritur të gjitha rezultatet e pritshme si të parashikuara në projekt propozim. 120 të rinj të trajnuar si edukatorë të bashkëmoshatarëve; 720 të rinj të arritur me një pjesë të programit të ESGJ; 300 të rinj të arritur me sesione një ditore mbi ESGJ; 2000 të rinj që kanë vizituar blogun për adoleshentët mbi edukimin seksual janë informuar dhe ndërgjegjësuar mbi kuptimin e ESGJ, cilat janë efektet positive në jetën e të rinjve; 125 mësues nga shkollat e përzgjedhura të zonave rurale janë trajnuar për të ndërtuar njohuritë dhe aftësitë për të ofruar një program cilësor mbi ESGJ dhe të mundësojnë edukimin seksual gjithëpërfshirës për mësuesit e tjerë; 90 pjesëmarrës nga komuniteti përfshirë prindërit, liderat e opinionit kanë qenë pjesë e diskutimeve dhe janë ndërgjegjësuar rreth përfitimeve të ESGJ në jetën e të rinjve; 30 pjesëmarrës, përfaqësues të ministrive, partnerët kryesorë, ofruesit e kujdesit shëndetësor, përfituesit e projektit dhe donator ndërkombëtar të ftuar në tryezën e rrumbullaktë, diskutuan rreth qasjeve më të efektshme të edukimit seksual që promovojnë të drejtat e njeriut, avancojnë barazinë gjinore dhe përmirësojnë shëndetin riprodhues dhe seksual; 150 persona të ftuar për të ndjekur shfaqjen teatrale të përgatitur nga të rinjtë, u ndërgjegjësuan mbi rëndësinë positive të ESGJ për të parandaluar dhunën seksuale me bazë gjinore për një marrëdhënie të shëndetshmë dhe mirëqënie.