Si edukimi seksual permireson jeten e te rinjeve ne Shqiperi.
12 Qershor, 2020 Komentet te Si edukimi seksual permireson jeten e te rinjeve ne Shqiperi. Janë të Mbyllura Blogu,Te rejat ACPD

Të rinjt nga grupet e marxhinalizuara në Europën Qëndrore dhe Azinë Qëndrore janë të prekur nga niveli i lartë i dhunës,diskriminimit, stigmëz dhe është shumë e vështirë për ta për të patur akses në edukimin seksual apo dhe në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues që ata kanë nevojë.

QSHPZH- anëtare e IPPF në Shqipëri, ka nxitur rrjete dhe programe trainimi që kanë mundësuar qindra të rinj të stigmatizuar të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë jetësore të cilat kanë mbështetur zhvillimin e mirëqënies dhe shëndetit të tyre.  

Të rinjt të cilët janë punonjës seksi janë pjesë e komunitetit LGBT, injektues droge, jetojnë në varfëri, në komunitetet rurale ose janë pjesë e Komunitetit Rom, ka shumë mundësi tu mohoet edukimi seksual dhe aksesi ndaj kujdesit shendetësor seksual dhe riprodhues, jo paragjykues. ACPD ka qenë e suksesëshme atje ku shumë oranizata kanë dështuar më parë të arrijnë të rinjtë e marxhinalizuar dhe të ketë një impakt pozitiv në jëtën e tyre.

Nëpërmjet Edukimit Seksual, QSHPZH dhe partnerët e saj kanë patur sukses të pajisin 785 të rinj me aftësi jetësore të rëndësishme, të ndërtojnë aftësitë e tyre rreth edukimit seksual, mardhëniet dhe seksi i sigurt dhe të forcojnë aftësitë e tyre per të marrë vendime, të komunikojnë, të negociojnë dhe të planifikojnë të ardhmen.

Si rezultat I kësaj pune, 500 të rinj kanë marrë kujdes shëndetësor nëpërmjet klinikave të QSHPZH-së dhe/ose ofruesëve të tjerë në komunitetin e tyre. Ata filluan të vizitonin klinikat, përshëmbull të
kërkojnë preservative, këshillim ose të pyesnin për tëstin e HIV-it. Ata flasin
për mënyrën se si u ka ndryshiar sjellja si rezultat i programeve të edukimit
seksual, dhe ndihen të fuqizuar për të ndertuar mardhenie të shëndetëshme dhe të sigurta, bazuar në barazi dhe respekt. Një djalë I rid ha këtë përshtypje:

 “Unë jam homoseksual dhe punonjës seksi, gjë e cila më bënë të ndihem dy herë më shumë I gjykuar. Në jetën e përditëshme njerëzit ndonjëher më thërrasin “jo normal” dhe ka momente kur ti shkon te doktori për të bërë një test HIV-I dhe ata fillojnë të përdorin etiketime të sikletëshme e cila të largon së kërkuari sërisht kujdes shëndetësor.

U ftova të merrja pjese në shkollën e QSHPZH-së mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës. Atje mësova rreth të drejtave të mia seksuale, të drejtën tim për të patur shërbime pa stigmë. Mësova të të kryerit marrëdhënie të sigurta dhe të përdorja gjithmonë prezervativ. Tani kam kurajon tu kërkojë klientëve të mi të përdorin prezervativ kur ta nuk duan ta përdorin. Të njihja të drejtat e mia më jep më shumë kurajo të kërkojë shërbime mbi shëndetin seksual dhe riprodhues pa paragjykim dhe miqësore kur shkojë në një qëndër të kujdesit shëndetësor.

Kjo shkollë më ka përmirësuar shëndetin tim mendor dhe fizik, jetën timë në përgjithësi. Edukimi Seksual mund të na fuqiziojë ne”

QSHPZH gjithashtu ka organizuar sesione dhe trainimi për të fuqizuar të rinjtë e marxhinalizuar me qëllim që të edukojnë bashkëmoshatarët e tyre dhe të advokojnë për të drejtat e tyre mbi kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues dhe të mbështësin nevojat e tyre afatgjate.

Në një përpjekte për të zvogëluar dëmet e shkaktuara nga diskriminimi dhe dhuna nga njërëz më pushtet (si policia). QSHPZH gjithashtu ka këshilluar të rinjtë e stigmatizuar se sit ë merren me këto cështje të vështira.

Të rinjt e marxhinalizuar mund të bëhen pothuajes tërësisht të vetëdijshëm nga kujdesi shëndetësor I ofruaj nga OJQ-të paërsa kohë janë të braktisur nga të afërmit, të diskriminuar nga njerëz që kanë detyrën e përkujdesjes dhe madje janë fyer nga një pjesë e shoqërisë.

IPPF EN dhe partnerët tanë do të vazhdojnë të sigurojnë një jetë të lirë, të sigurt dhe me dinjitet për ta, vecanërisht ata që hasin sfida të mëdha.

Për autorin